E Diel, 1 Nëntor 2026

Santorum ndalon fushatën, qëndron pranë së bijës së sëmurë

Përgjatë gjithë ditës së sotme, Rick Santorum nuk ka planifikuar asnjë takim në funksion të fushatës së tij zgjedhore.

Kandidati ultrakonservator në garën për nominim brenda kampit republikan do të qëndrojë përkrah të bijës tre vjeçare Bella, të shtruar në spital për të dytën herë brenda pak kohësh. Vajza ka lindur me nje anomali të rrallë kromozomike, trisomia 18 apo sindromi Eduards, që vonon zhvillimin mendor.

Kandidati ultrakonservator, një katolik i devotshëm dhe kundërshtar i fuqishëm i abortit e martesave mes homoseksualëve, ka anulluar edhe në janar disa etapa të fushatës së tij, përfshi atë strategjike në Florida, pikërisht për shkak të sëmundjes së të bijës.

Ish-senatori i Pensilvanise renditet i dyti ne garen per nominim, por Santo, sic e quan shtypi amerikan, eshte shume prane numrit nje te listes, ish guvernatorit te Massachusetts -it, Mitt Romney.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›