Egjipt, shpërthim në një gazjellës

Një shpërthim ka ndodhur sot në një gazsjellës në Egjipt, i cili i shërben Izraelit dhe Jordanisë.
Raportohet se ky është shpërthimi i 14-të në këtë gazsjellës, që prej kryengritjes nga e cila u përmbys ish presidenti Hosni Mubarak, vitin e kaluar.
Shpërthimi ndodhi në pjesën veriore të Sinajit afër qytetit bregdetar në Mesdhe, Al Arish.
Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthim.
Gazsjellësi nuk është në përdorim që prej 5 shkurtit kur u godit nga një tjetër sulm.