E Shtunë, 31 Tetor 2026

HRW: Qeveria e Sirisë ka ekzekutuar civilët

Grupi Human Rights Watch thotë se forcat e qeverisë së Sirisë kanë ekzekutuar më se 100 persona, shumica prej të cilëve janë civilë.

Ky grup për të drejtat e njeriut, me seli në Nju Jork, në raportin e publikuar sot, thotë se në këtë përfshihen disa ekzekutime masive në provincat kryengritëse Homs dhe Idlib.

Grupi thotë se ka përfshirë vetëm rastet e vërtetuara nga dëshmitarët, por ka marrë më tepër raporte për incidente të ngjashme.

Ekzekutimet janë bërë gjatë katër muajve të kaluar, ndërsa shumica kanë ndodhur në muajin mars.

Nga ana tjetër, një plan i ndërmjetësuar ndërkombëtarisht për ndaljen e dhunës 13 mujore në Siri, duket se mund të dështoj, pasi qeveria e presidentit Bashar al-Asad, ka shtuar kërkesa të reja, të cilat janë hedhur poshtë menjëherë nga grupi më i madh i kryengritësve.

Plani i armëpushimit, i ndërmjetësuar nga i dërguari i OKB-së dhe Ligës Arabe, Kofi Anan, supozohet të hyjë në fuqi më 10 prill të këtij muaji.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›