Djali i Gramoz Ruçit: Isha me jeshile. Arrestohet te Ushtaraku
22/11/2011 Ledio Ruçi sherr me shoferin tjetër. Vajza e plagosur vdes. Priten dëshmitë e shitëseve
TIRANË- Djalit të Gramoz Ruçit i është komunikuar masa e arrestit, dje në Spitalin Ushtarak, bashkë me shoferin tjetër Eduard Canit, si përgjegjës për aksidentin e rëndë, nga i cili humbi jetën 27-vjeçarja Brunilda Pinderi. Gjatë gjithë orëve të natës të së dielës Ledio Ruçi, djali i deputetit të PS-së dhe 2 personat e tjerë, Eduard Cani e Pinellopi Rafti, 18 vjeçe, protagonistë të aksidentit tek “Rruga e Elbasanit”, kur BMW-ja X6 u përplas me një Minikuper, qëndruan nën kujdesin e mjekëve, teksa 27-vjeçarja Brunilda Pinderi luftonte me vdekjen në sallën e kirurgjisë, ku dha shpirt një orë pas mesnatës.
Dëshmitë, hetimet
Për shkak se dy shoferët nuk kishin pësuar dëmtime të rënda në trup, ekspertët e policisë nxituan të merrnin fillimisht dëshmitë e tyre. Nga burime pranë grupit hetimor u mësua se si 32-vjeçari Ruçi, ashtu edhe 34-vjeçari Cani pretendonin se kishin kaluar me jeshile dhe fajin ia hidhnin njëri-tjetrit. Madje gjakrat u nxehën aq shumë sa mes tyre nisi edhe një sherr që u shua vetëm nga ndërhyrja e policëve që i mbikëqyrnin. Nga ana tjetër grupi hetimor po verifikon grafikun kohor të semaforëve nga ora 21 deri në 21.30 të të dielës, pasi aksidenti ka ndodhur rreth orës 21.15, në kryqëzimin e “Rrugës së Elbasanit”, për të parë se cili kishte të drejtë. Automjeti tip BMV X6 që drejtohej nga Ledio Ruçi kishte targa të huaja IKY 3939, ndërsa automjeti Minikuper që drejtohej nga Eduard Cani ishte me targa gjithashtu të huaja CG 832 FC. Ekspertët kanë marrë dëshmitë e shitëseve në një fast-food, ndërtesë që u godit nga BMË-ja e Ruçit. Gjithashtu janë marrë grafikët e shërbimeve policore, për të mësuar se cilët policë ishin me shërbim pranë atij vendi. Ndërkaq, ndaj të dy shoferëve është marrë masa e arrestit, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë për konsumim të veprës penale shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, parashikuar nga neni 290/1 i KP.