Zjarr gjigand në magazinën e fishekzjarrëve
22/11/2011 Flakët tek “Unaza e Re” shkaktojnë miliona lekë dëm. Nuk ka të lënduar
Ministri Nishani në vendngjarje koordinon operacionet e evakuimit të banorëve
TIRANË-Me miliona lekë llogariten dëmet e zjarrit të fuqishëm që përfshiu dje pasdite magazinën e fishekzjarrëve në Tiranë, teksa nuk ka pasur asnjë të lënduar. Magazina ndodhet në kryqëzimin e “Unazës se Re”, pranë tregut ushqimor në zonën e “Qyteti të Nxënësve”, rrugës për në “Kombinat”. Shkëndijat e para u dhanë rreth orës 17.00, kur magazina e fishekzjarrëve nisi t’i përhapte flakët përreth duke rrezikuar të gjitha ndërtesat përreth. Një pike karburanti dhe një tjetër që shiste bombola gazi u vunë seriozisht në rrezik për shkak se flakët e zjarrit ndodheshin vetëm 15 metra larg tyre. Ndërkaq, një banesë që ndodhej aty afër u shkrumbua thuajse e gjitha, gjë e cila ndodhi edhe me dy biznese që ishin aty afër. Më pas u ndezën në flakë edhe të tjera godina. Intensiteti i flakëve ishte tepër i madh dhe shtëllungat e tij ngriheshin me dhjetëra metra lart. Shpërthimet e fuqishme ndodhin për shkak të fishekzjarrëve që digjeshin brenda magazinës. Në ato momente, për mediat kreu i zjarrfikëseve të Tiranës, Dilaver Laçi shprehej se “Përbërja e materialeve që përmban magazina vështirëson punën e zjarrfikëseve për shuarjen e flakëve. Nuk ka të dhëna për viktima. Shtëllungat e tymit janë tepër gjigande dhe për këtë arsye ne evakuam banorët e zonës. Po punojmë që flakët të mos mbërrijnë drejt banesave”. Dhe në të vërtetë banorë të zonës, kryesisht të komunitetit rom, ndihmuan zjarrfikësit të shuanin zjarrin që kërcënonte edhe banesat e tyre. Në vendngjarje mbërritën 10 makina zjarrfikëseje, 4 prej të cilave nga Durrësi, ndërkohë që u kërkua ndihmë edhe nga qytetet e tjera. Në vendngjarje mbërriti dhe një makine ushtrie, si dhe ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, i cili koordinoi nga afër si operacionet e emergjencës për evakuimin e banorëve të rrezikuar, ashtu edhe ato të zjarrfikëseve për shuarjen e flakëve. Rreth orës 19.50, situata u vu plotësisht nën kontroll. Ekspertët po punojnë për përllogaritjen e dëmit dhe përcaktimin e shkakut të këtij zjarri, ndonëse paraprakisht dyshohen miliona lekë dëm dhe shkak mund të jetë bërë një shkëndijë elektrike në magazinë.