Djali i Neritan Cekës (ai që sulmonte Papën dhe refuzon të kthehet në Shqipëri) provokon Ramën në Vjenë
Djali i ish-këshilltarit të Berishës, Neritan Ceka, që tashmë është ambasador në Romë, është përpjekur të shkaktojë një incident diplomatik në Vjenë kundër kreut të opozitës, Edi Rama.
Rama ka mbajtur një fjalim në Akademinë Diplomatike të Vjenës, duke shprehur kritika për gjendjen në të cilën ndodhet Shqipëria.
Pas përfundimit të fjalimit, Egin Ceka ka dalë përballë Ramës dhe i ka thënë përse ka mbajtur atë fjalim, duke qenë se sipas tij, ka fyer Shqipërinë.
Pas kësaj, Rama dhe Ceka kanë shkëmbyer replika me njëri-tjetrin, duke kaluar edhe në fyerje.
Egin Ceka, djali i ambasadorit të sapoemëruar në Romë, Neritan Ceka, është autor i disa shkrimeve kritike në forumet islame, kundër kreut të Kishës Katolike.
Ceka është shumë aktiv në forume, sidomos të besimit islam. Në blogun Naim Berisha, që mund të lexohet në adresën naimberisha.blogspot.com/2009/01/papa-fjalt-dhe-qllimi.html, Ceka sulmon hapur qëndrimin e Papës Benediktit.
37 vjeçari refuzoi javë më parë që të linte mandatin e të ngarkuarit në punë në ambasadën e republikës së Shqipërisë në Austri. Në vend që të ndërpriste shërbimin diplomatik për tu kthyer në atdhe, siç e parashikon për ligji për shërbimin diplomatik në Republikën e Shqipërisë, pas emërimit të të atit ambasador i Shqipërisë në Itali, Ceka junior është transferuar në një përfaqësi tjetër diplomatike, po në Vjenë, në atë të UNOV.OSBE-së, duke ndërruar thjesht selinë./b.l