E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djali i Vebi Velisë kërkon pasurinë e VEFA-s

08/07/2009  Ferik Velia paraqiti kërkesën për dëshminë e trashëgimisë në gjykatë

Në pronësi të tij janë televizioni “Alsat” në Tiranë dhe ai në Maqedoni

TIRANË – Ka kaluar vetëm pak kohë nga ndarja nga jeta e Vebi Velisë, një prej biznesmenëve të njohur në vendin tonë dhe në rajon. Pasi u nda nga jeta nga një sëmundje e rëndë dhe e pashërueshme, Vebi Velia la pas një pasuri të tërë. Kjo pasuri tashmë duhet të ketë një drejtues dhe trashëgimtarë të ligjshëm. Pikërisht për këtë arsye, në gjykatë është paraqitur një kërkesë për të lëshuar dëshminë e trashëgimisë. Kërkesa është paraqitur nga djali i Vebi Velisë. Ferik Velia i është drejtuar gjykatës me anë të një kërkese ku kërkon dëshminë e trashëgimisë. Sipas tij, babai tashmë ka ndërruar jetë dhe bizneset e tij duhet të kenë një drejtues. Familjarët janë të parët ata që e përfitojnë trashëgiminë e Vebi Velisë. Në pronësi të tij janë televizioni “Alsat” në Tiranë dhe ai në Maqedoni. Po kështu Vebi Velia drejton edhe qendrën e madhe të biznesit “Veve biznes Center”. Kërkesa e djalit të Velisë ndodhet në duart e gjyqtares Fiqirete Mullai. Pas depozitimit të kërkesës e ka radhën gjykata tashmë për të dhënë versionin e saj. Ndërsa në trashëgimin e të ndjerit e para që përfiton është gruaja dhe më pas fëmijët e saj. Pas marrjes së dëshmisë së trashëgimisë që do të lëshohet nga gjykata do të bëhet edhe ndarja e pasurisë në bazë të pjesëtarëve të trungut familjarë. Është një pasuri e tërë që do të ndahet në pjesë. Vebi Velia u nda nga jeta pak kohë më parë nga një sëmundje tepër e rëndë. Ai njihet si një nga biznesmenët që ka drejtuar televizionin “Alsat” në vendin tonë dhe atë të Maqedonisë. Gjykatës nuk do t’i duhet më shumë se një javë për të lëshuar dëshminë e trashëgimisë, e cila më pas do t’i hap rrugë drejtimit të biznesit nga familjarët e të ndjerit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›