E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahet nga jeta kardiologu dr. Beniamin Çetta

08/07/2009  “Qytetar nderi” i Durrësit

DURRES- Është ndarë nga jeta pas një sëmundje të pashërueshme dr. Beniamin Çetta, njëri nga figurat më të njohura intelektuale dhe disidente në qytetin e Durrësit. Pas qëndrimit disajavor në Itali për kurim dr. Çetta ka ndërruar jetë në spital për t’u prehur në përjetësi në vendin e tij të dashur me të cilin e kanë lidhur kujtimet e afro 70 viteve. Kardiologu ndër më i njohuri në qytetit të Durrësit, Beniamin Çetta, ka fituar pak kohë më parë titulli "Qytetar nderi” i Durrësit në një ceremoni tepër të veçantë të organizuar nga Bashkia e Durrësit në ambientet e teatrit “A. Moisiu”. Titulli qytetar nderi i është akorduar kardiologut të mirënjohur me konsensus të plotë nga Këshilli Bashkiak i Durrësit me rastin e 71-vjetorit të lindjes së Beniamin Çettës. Titulli në fjalë i jepet doktorit me motivacionin "Për merita të veçanta në shërbim të komunitetit dhe kontributin e dhënë në fushën e kardiologjisë". Dr. Beniamin Çetta ka hyrë si mjek thuajse në të gjithë shtëpitë e qytetit dhe në fshatrat e Durrësit duke fituar admirimin e bashkëqytetarëve për punën e përkushtuar dhe që ka pasur si shpërblim të vetëm respektin e pamat të tyre. Dr. Beniamin Çetta është një nga njerëzit mjaft të shquar të qytetit tonë. Doktor Beniamin Çetta ka lindur më 21.03.1937 në Tiranë, ku atë kohë punonte babai tij, Lazër Çetta, me detyrë nëpunës, të cilin qeveria franceze e pati dekoruar me titullin e lartë të “Legjionit të Nderit”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›