“Marrja e LSI-së në koalicion veprimi i duhur”
08/07/2009 Berluskoni përshëndet Berishën për fitoren
Pas Urimeve që ka marrë nga krerët e PPE-së, dje Kryeministri Berisha ka marrë një tjetër urim, këtë herë nga homologu i tij italian Silvio Berluskoni, për fitoren e zgjedhjeve të 28 qershorit. Sipas një njoftimi për shtyp të Këshillit të Ministrave, me anë të një telefonate Berluskoni ka përshëndetur edhe marrjen në koalicion nga ana e kryeministrit të Lëvizjes socialiste për Integrim “Kryeministri i Italisë, zoti Silvio Berluskoni, i ka telefonuar sot pasdite Kryeministrit Sali Berisha për ta uruar për fitoren e mandatit të dytë, duke e cilësuar këtë fitore si një meritë të veçantë të Kryeministrit Berisha dhe rëndësi e madhe për vazhdimin e reformave të vendit dhe integrimit të tij në Bashkimin Europian. Kryeministri italian e përgëzoi Kryeministrin Berisha për koalicionin që ka bërë me zotin Ilir Meta dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, duke u shprehur se ‘ky është veprimi i duhur, që unë personalisht e përshëndes’. Gjithashtu kryeministri italian ka theksuar se ky përbën një koalicion premtues për Shqipërinë. Berluskoni e siguroi Kryeministrin Berisha se ai dhe qeveria italiane do të japin një mbështetje t’i fuqishme dhe të gjithanshme qeverisë së re në rrugën e saj drejt zhvillimit dhe integrimit të vendit në BE. Kryeministri Berisha i shprehu mirënjohjen kryeministrit italian Silvio Berluskoni për mbështetjen e përhershme që i ka dhënë Shqipërisë”, - thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.