Dyshimet për bregdetin, Berisha: Janë qartësuar të gjitha problemet me BB
Tiranë, 14 Janar NOA - Për sa i përket
projekteve për zhvillimin e zonës bregdetare, janë qartësuar të gjitha
problemet në rrafshin bilateral dhe nuk mbetet as edhe një çështje lidhur me
këtë projekt, për të cilin qeveria ka zbatuar me luajalitet marrëveshjen me
Bankën Botërore.
Kështu deklaroi sot, kryeministri Berisha,
gjatë mbledhjes së Komitetit të Planifikimit të Strategjive, në të cilën merrte
pjesë dhe Zëvendëspresidenti i Bankës Botërore, Philippe Le Houérou, i cili
ndodhet për një vizitë në Tiranë.
Publiku shqiptar, - tha Berisha, - e di se ka
patur një lloj kundërshtie, siç është e zakonshme midis partnerëve, për
projektin e zhvillimit të zonës bregdetare.
Të gjithë këto probleme janë qartësuar
përfundimisht në rrafshin bilateral dhe nuk mbetet as edhe një çështje lidhur
me këtë projekt, - tha kryeministri duke qartësuar se Qeveria ka zbatuar me
luajalitet marrëveshjen me Bankën Botërore.
Banka e ka shumë të qartë dhe Zv/Presidenti
siguroi qeverinë se është plotësisht i bindur në rëndësinë e këtij projekti dhe
në korrektesën e qeverisë shqiptare, - tha Berisha.
Në
këtë drejtim, u shpreh Kryeministri, Zv/presidenti Philippe Le
Houérou siguroi qeverinë shqiptare se është plotësisht i bindur në
rëndësinë e këtij projekti dhe në korrektesën e qeverisë shqiptare.
e.r/NOA