Djali nga Gjakova, ministër në Prishtinë!

03/05/2005 Politika si profesion: Astrit Haraqija
Astrit Haraqija është zyrtari i parë i lartë institucional, që po rikthen “politikën gjakovare” në Prishtinë. Prandaj, në të ardhmen, diçka e madhe do të ndodhë me Kosovën, sepse po vijnë gjakovarët…
Ministri Astrit Haraqija është emri më i përfolur, më i lakuar dhe më i veçantë i politikës së sotme kosovare. Ai, në fakt është personaliteti politik më kontravers në Prishtinë.
Zyrtari i vetëm politik i Kosovës me vath në vesh, ai që në fillim është pritur me “dajak në krah”, sidomos nga mediumet në Prishtinë. Arsyeja: përkrahja financiare e një spektakli muzikor “Kënga magjike”. Dhe përderisa lapsaxhijtë e kryeqytetit, por edhe aty-këtu ndonjë aktor me prejardhje nga Gjakova, “vizatonin” shkronja të zeza në letër të bardhë kundër Haraqisë, për shumën e madhe të parave, që ai kishte dhënë për këtë festival, në natën e fundit të festivalit, vetë ministri merr guximin dhe thotë: “Çorba e lirë t’i djeg buzët. Po të kishim më shumë mjete do të bënim spektakle edhe më të mëdha!” Pra, përderisa të tjerët sëkëlldiseshin për 150 mijë eurot që Haraqija u kishte ofruar shouduetit nga Tirana, Gjebrea-Grabocka, ai, jo vetëm që nuk e ndjente veten fajtor, jo vetëm që nuk pendohej, por ankohej se edhe këto para ishin pak për spektakle të tilla. Disa muaj më vonë, ministri Haraqija përsëri do të tregojë “kokëfortësinë” e tij të veprimit. “Edhe në të ardhmen do të financoj ‘Këngën magjike’”.
“Nuk dua të mbaj fjalime si komunistët e Gjakovës…”
“Unë vij në ekspozitë, por nuk e hap ekspozitën. Nuk flas. Nuk jam unë si Xhevdet Hamza me mbajt fjalime në hapje të ekspozitave, në përurime letrare, në tubime të ndryshme kulturore. Nuk mbaj fjalime si komunistët e Gjakovës, që mbanin dikur…”. Kështu përgjigjet Haraqija kur dikush nga kabineti i tij i përkujton se në mbrëmje, në Galerinë e Arteve hapet një ekspozitë e financuar nga Ministria e Kulturës. Dhe ashtu ndodh. Në një skaj të Galerisë së Arteve, në prani edhe të personaliteteve të larta vendore e ndërkombëtare, ministri Haraqija, i veshur në framerka “Levis”, ndez cigaren, pi verë të kuqe dhe bën muhabet me miqtë përreth.
Ai ka zgjedhur një formë tjetër të komunikimit me opinionin. Edhe me mediat. Nuk i preferon diskutimet e shkruara, protokollet zyrtare, kravatën në qafë. Asnjëherë deri më tash nuk ka bërë ndonjë përurim kulturor, apo ndonjë fjalim politik. Megjithatë, është në gjendje që me gazetarë të flas e të bisedojë me orë të tëra. Flet pa ngurrim. Nuk ka nevojë që t’i shoh pyetjet, para se të fillojë bisedën.
Astrit Haraqija është i vetmi ministër, i cili me rastin e zgjedhjes së “kabinetit Kosumi” nuk ka marrë pjesë fare në ceremoninë e betimit. Ka qenë keq më shëndet atë ditë. Por, ai është ministër legjitim i Qeverisë së Kosovës.
Ministri “belaxhi” për hierarkinë e kishës serbe!
Astrit Haraqija është quajtur “specialist për serbët”. Dhe vërtet është treguar specialist. Apo thënë më shqip “belaxhi”. Një letër, dërguar ministrit serb të Kulturës, ka shkaktuar “tërmet” në Qeverinë e Koshtunicës, në Beograd. Një nënshkrim i hedhur në një marrëveshje bashkë me Patriarkun Pavle, ka shkaktuar një “luftë” brenda hierarkisë së kishës serbe. Më i madhi i kishës serbe në Serbi pranon rinovimin e kishave serbe në Kosovë, të shkatërruara gjatë trazirave të marsit. Më i madhi i kishës serbe në Kosovë, kundërshton këtë marrëveshje. Tash Patriarku Pavle dhe peshkopi Artemije po bëhen copë ndërmjet tyre. Ministri Haraqija me 4 milionë e 200 mijë euro “në xhep” pret që priftërintjë serb të pajtohen ndërmjet tyre. Ai vetë është i qetë. Nuk është pishman për letrën dhe marrëveshjen. Nuk merret me “cikërrime hesapesh” se pse kjo marrëveshje është nënshkruar vetëm në gjuhën angleze dhe serbe. Ata që “çojnë pluhur” për këtë “cikërrim hesapi” nuk e kanë vënë re se me këtë marrëveshje është arritur të plotësohet një standard i madh për Kosovën, dhe se në këtë marrëveshje për herë të parë zyrtarët e kishës serbe pranojnë ekzistimin e emërtimit Kosovë, pa Metohi. Ky është rezultat i kompromisit. Ata nuk pranojnë të nënshkruajnë marrëveshjen në gjuhën shqipe, ky nuk pranon të nënshkruajë marrëveshjen, ku shkruan “Kosovë e Metohi”. Kompromisi arrihet, marrëveshja nënshkruhet dhe plas “belaja” në Kishën serbe.
Filip Goldberg, shef i Zyrës Amerikane në Prishtinë, personalisht e përgëzon ministrin Haraqija për këta hapa të tij të guximshëm politik.
“Nuk kam lidhje me ‘Sigurimin e Atdheut’!”
Në “dosjen” e PDK-së prej 30 faqesh, me autorësi të panjohur, por tashmë të dorëzuar në UNMIK dhe polici, në mesin e katër ministrave të akuzuar, gjendet edhe emri i Astrit Haraqisë. Ai akuzohet për krim të organizuar, madje edhe si pjesëtar i organizatës “Sigurimi i Atdheut”.
Përsëri i qetë, pa ndonjë shqetësim të theksuar, Astrit Haraqija deklaron: ”Nuk kam lidhje me “Sigurimin e Atdheut”. Nëse gjejnë fakte për veprimet e mia, jam i gatshëm të përballem me ligjin dhe drejtësinë”.
Astrit Haraqija është ministri më i ri i Qeverisë së Kosovës. Ai është ministri më “i lazdruar” i Qeverisë së Kosovës. Vozit shpejt dhe shpesh ka probleme me policët e komunikacionit. Pi shumë duhan, rri deri vonë natën dhe përton të zgjohet herët në mëngjes. Ai është gjakovari i parë që ka arritur të bëhet “i madh” në Prishtinë. Diçka e madhe do të ndodhë me Kosovën, po vijnë gjakovarët në Prishtinë!
Legjenda: Ministri i vetëm me vath në vesh, apo gjakovari që po rikthen politikën e Gjakovës në Prishtinë: Astrit Haraqija