Gazeta “Dielli”, kërkesë Italisë për pranimin e qeverisë
03/05/2005 Kur nisën përpjekjet shqiptare për krijimin e një qeverie pas largimit të princ Vidit? Cila ishte kërkesa politike që boton gazeta “Dielli”?
Përse Italia e pa si të domosdoshme krijimin e qeverisë shqiptare?
Kur u shfaq lëvizja për mbledhjen e krerëve shqiptarë? Cilët ishin protagonistët shqiptarë që u morën me organizimin e vajtjes së shqiptarëve në Itali për problemet e formimit të qeverisë? Pse Roma e shmangu idenë e formimit të qeverisë së shqiptarëve, cili ishte propozimi i ri? Në Durrës propozohet të mbahet një kongres.
Cilët ishin qytetet që nuk mundën të merrnin pjesë në kongresin e Durrësit, pse iu mohua kjo e drejtë? Si e konsiderua në Kongresin e Durrësit formimin e qeverisë me miratimin e Romës? Kongresi i Durrësit krijon qeverinë e përkohshme, të kundërshtuar nga Italia. Cilat ishin dy kampet kundërshtuese që u shfaqën në kongres? Historia e Lavdosh Ahmetaj jep panoramën e gjendjes së Shqipërisë në mbarim të Luftës së Parë Botërore.
Përpjekjet për formimin e një qeverie kishin nisur me fillimin e Luftës së Parë Botërore, pas largimit nga Shqipëria të princ Vidit dhe qeverisë së tij. Ato nuk shterën edhe gjatë konfliktit botëror, por megjithë përpjekjet e kohës, shqiptarët nuk kishin arritur të formonin një qeveri kombëtare, pasi të gjitha përpjekjet e bëra kishin ndeshur në kundërshtim me interesat e pushtuesve. Domosdoshmëria e formimit të një qeverie shqiptare u bë e mundur në fund të Luftës së Parë Botërore, atëherë kur ajo duhej të harmonizonte të gjitha përpjekjet për të evituar kërcënimin real nga fituesit e luftës. Qeveria do të ishte institucioni që do të përfaqësonte zyrtarisht Shqipërinë atje, ku shumë figura të shquara të kohës mendonin se do të diskutohej fati i kombit shqiptar në Konferencën e Paqes së Parisit, e cila do të hapej së afërmi. Ishte edhe një faktor tjetër që e bënte më të ngutshëm formimin e kësaj qeverie. Prania e një qeverie në mergim të Esat Toptanit, së cilës i ishte bërë një publicitet i mjaftueshëm. “Ky publicitet jo vetëm nuk e dëmtoi figurën politike të tij, por përkundrazi, i siguroi atij një vend nderi si diplomat i parë shqiptar në sytë e diplomacisë evropiane, gjë që në të vërtetë ishte një tregues i mirë i pozicionimit të tij“ .
Këto ishin disa nga rrethanat që “Vatra“, e cila pa mbaruar akoma lufta, në gusht 1918, iu drejtua qeverisë italiane dhe, nëpërmjet gazetës “Dielli“, tërhiqte vemëndjen se ajo duhej të plotësonte dëshirat e të gjithë shqiptarëve, duke i lejuar ata të formonin në Shqipëri “një qeveri të tyren“.
Gazetat, impakt për formimin e qeverisë
Çdo kundërshtim ndaj kësaj kërkese, “Dielli“ e quante një qëndrim të “gabuar të Italisë“. Kërkesa drejtuar palës italiane kishte edhe nga Myfyt Libohova, i cili, në tetor, i kërkonte komandës italiane në Shqipëri ngritjen e një qeverie të përkohshme. Formimin e kësaj qeverie, ai e shikonte si një organ që duhej të luftonte për mbrojtjen e çështjes kombëtare shqiptare. Por, si një qeveri që do të ishte “krah për krah me qeverinë italiane, që do të luftonte kundër armiqve të përbashkët”. Por, në kushtet e mbarimit të Luftës së Parë Botërore, edhe qeverisë së Italisë i duhej një qeveri shqiptare, e cila të ishte e përbërë nga elementë pro politikës së saj. Kjo gjë i duhej, së pari, për të formuar te shqiptarët përshtypjen se kërkesa për formimin e qeverisë ishte realizuar me përkrahjen e Italisë. Së dyti, një organ zyrtar i krijuar mbi baza ligjore, do të ishte mundësia më e mirë për të mënjanuar çdo përfaqësi që do të mund të prezantohej në Konferencën e Paqes, e që do të pretendonte atje si përfaqësuese e interesave të Shqipërisë. Kjo qeveri i duhej Italisë si mbështetje e brendshme, por edhe për të evituar pretendimet territoriale të fqinjëve ballkanikë në pjesën e tyre. Sonino, në 22 tetor 1918, interesohej të thirreshin menjëherë në Romë, Turhan Pasha, Myfyt Libohova, Mihal Turtulli. Këta duhej të vendosnin kontakte me kolonitë shqiptare dhe të formonin një qeveri të përkohshme, ku të përfaqësoheshin krahinat e mëdha shqiptare, si dhe tri fetë që ishin prezente në Shqipëri. Dy të parët, në fillim të nëntorit u gjendën në Itali dhe gazeta “Kombi“ i prezantonte si ”njerëz patriotë dhe me një të kaluar pa njolla”.
Konica, delegati shqiptar në Itali
Ndërsa, Mihal Turtulli, që qëndronte ende në Zvicër dhe kishte mandatin e ”Vatrës“, në fillim nuk iu përgjigj thirrjes për të shkuar në Itali. Ai e shikonte rrezikun e madh që paraqisnin synimet e Italisë, por brenda vendit ai nuk gjente forca për ta përballuar atë. Politika italiane e zëvendësoi M.Turtullin me delegatin tjetër të “Vatrës”, M.Konicën , “i cili u thirr të shkonte në kryeqytetin e Italisë më vonë, 3-4 nëntor 1918“. Lëvizjet për mbledhjen e krerëve shqiptarë ishin shfaqur që në fillim të tetorit. Për organizimin e vajtjes së shqiptarëve në Itali, ishin duke u pregatitur Mehdi Frashëri e Mustafa Kruja, të cilët ishin të orientuar nga politika italiane. Këta i kërkonin më 6 tetor 1918 “Vatrës”, të dërgonin në Itali përfaqësuesit e tyre, për të përcaktuar atë platformë të përbashkët politike, me të cilën do të dilnin përpara Konferencës së Paqes. Ndërsa Mehmet Konica “arriti në Romë më 19 nëntor, i pritur me ngrohtësi nga italianët“. Ndërkaq, qeveria italiane kishte hequr dorë nga mendimi që kishte në fillim për të lejuar formimin e një qeverie shqiptare. Ndërsa shqiptarët që erdhën nga Roma për në Shqipëri, ishin këshilluar të formonin jo një qeveri, por vetëm një këshill ose komitet kombëtar. Të gjithë këtë, Roma e bënte gjoja për të shmangur “ngatërresat diplomatike“.
Ky komitet nuk duhej të bënte një politikë të pavarur as brenda vendit, as jashtë tij, por duhej të gjendej një vegël në duart e politikës italiane. Në fund të nëntorit 1918, u aprovua formimi i Këshillit Kombëtar Shqiptar, i ideuar nga Gaetano Manconi, me porosinë që këshilli të formohej sa më parë në Durrës “me persona shqiptarë që të jenë njerëzit tanë dhe me autoritet në të gjithë Shqipërinë e pushtuar prej nesh, me përjashtim të Vlorës dhe të hiterlandit të saj“. Por, në të dyja rastet, si qeveri, por edhe këshill, për t’i formuar këto organe duhej të mblidhej kongresi kombëtar. Mehmet Konica, Myfyt Libohova e Mehdi Frashëri, u nisën në Shqipëri në fund të dhjetorit 1918, të shoqëruar nga koloneli Etore Lodi, i cili do të kryente detyra politike si gjatë kongresit, ashtu edhe më vonë. Kjo është dhe faza e pregatitjes brenda vendit për kongresin e Durrësit, fazë e cila u shoqërua me iniciativën për mbledhjen e një kongresi në Shkodër, por që ishte francezi B.Furto që nuk e lejoi mbajtjen e tij. Kjo mbledhje u arrit të bëhej në Lezhë më 9 dhjetor 1918, e cila u organizua prej klerikëve katolikë dhe kryetarit të bajraktarëve të Mirditës, Preng Bib Doda, por, si një lëvizje, e cila përfshinte vetëm Shqipërinë e Veriut, nuk kishte gjetur mbështetjen e pjesës tjetër. Një përpjekje tjetër ishte ajo e Tiranës, që u mbajt më 19-20 dhjetor, në të cilën morën pjesë vetëm përfaqësues nga disa krahina të Shqipërisë së Mesme. Por, kjo lëvizje politike u shkri në kongresin e Durrësit, organizuesit e të cilit kishin marrë qysh më parë miratimin e Italisë. Ky kongres u hap në pasditen e 25 dhjetorit 1918, me pjesëmarrjen e 53 delegatëve. Ata vinin nga pjesa më e madhe e vendit, e cila ishte nën pushtimin e Italisë. Por në kongres nuk merrnin pjesë nga qyteti i Vlorës, sepse autoritetet italiane kishin marrë udhëzime nga Roma që të mos lejoheshin delegatët e këtij qyteti. Në kongres mungonin edhe përfaqësuesit e krahinës që ishte nën pushtimin serb, Peshkopia e Lumës dhe as ata që ishin nën pushtimin francez, si qyteti i Korçës.
“Protesta” në Kongres
Këto kanë qenë faktorët, të cilët bënin të mundur elektrizimin e zhvillimeve në kongresin e Durrësit. Por në Durrës nuk kishin ardhur vetëm delegatët, por edhe shumë figura të tjera politike. Ja si e pasqyron gazeta “Agimi“: ”Në kongres arritën të bënin propozime dhe të merrnin fjalën edhe njerëz, të cilët nuk figuronin në listën e personave që kishin mandatin e të deleguarit”. Por përfaqësuesit e Durrësit, pa kaluar ende në diskutimin e rendit të ditës, shprehën shqetësimin edhe për mungesën e pjesëmarrjes së delegatëve e të gjitha krahinave të Shqipërisë. Delegatët që në fillim të punës shfaqën besimin ndaj fituesve të luftës, duke e shoqëruar me një përshëndetje, e në mënyrë të veçantë Uilsonit, “i cili kishte shpallur parimet e vetëvendosjes së popujve”. Por në kongres u shfaq edhe mundësia e një shprese që ishte tek Italia, e cila, gjatë traktativave të paqes, mund të kishte interes të mbështeste kërkesat territoriale të Shqipërisë. Nëpërmjet kujtimeve të Myfyt Libohovës, del se Mehmet Konica, në kongresin e Durrësit, kishte prezantuar propozimin italian për formimin e një “Komiteti Përmbarues”, i cili do të përpiqej për dërgimin e një delegacioni shqiptar në Konferencën e Paqes dhe do të vepronte brenda vendit “për sigurimin e jetës kombëtare e politike të popullit shqiptar“. Por, nga ana tjetër, Mehmet Konica përkrahu propozimin e Namik Delvinës dhe Riza Danit për krijimin e një qeverie të përkohshme. Ai në kongres u shpreh se, formimin e qeverisë duhej ta pranonte edhe Roma, duke i kërkuar atij që, përpara se të shpallej qeveria, të merrej një përgjigje nga Roma, “duke shpresuar se ajo më në fund do të pranonte formimin e saj”. Ndërsa disa delegatë të tjerë deklaruan se, qeveria “ishte dëshira e popullit shqiptar dhe nuk kishte rëndësi nëse ajo do të pranohej nga Italia”. Më pas u kalua në diskutimin e rendit të ditës. Kongresi nuk pranoi pikën e parë, e cila parashikonte formimin e një komiteti, që në bazë të procesverbalit kishte dy detyra.
E para, të dërgonte një delegacion shqiptar në Konferencën e Paqes dhe, e dyta, të sigurohej jeta politike kombëtare e popullit shqiptar. Por delegatët vendosën formimin e një qeverie të përkohshme, e cila ishte një vendim i pavarur dhe sfidues kundrejt diplomacisë së Romës. Ai ishte një vendim i suksesshëm edhe përsa i përket situatës brenda vendit, pasi nuk ishte shumë e vështirë që, qoftë Italia, qoftë dhe Esat Toptani, të bënin të mundur nxitjen e shtresave të caktuara shqiptare që ishin pa një vizion të qartë. Në mëngjesin e 26 dhjetorit, Konica i paraqiti Promemorien nënkolonelit E.Lodit, duke argumentuar formimin e qeverisë së pari me rëndësinë që kishte ajo për të zhvleftësuar ndonjë përpjekje të mundshme të Francës dhe të shteteve ballkanike për thirrjen e delegatëve të Esat Toptanit në Konferencën e Paqes. Argumenti i dytë kishte të bënte me faktin se, për popullin shqiptar ishte më efektiv pushteti i një qeverie dhe jo i një komiteti, i cili do të ishte ”vetëm një institucion i pafuqishëm dhe qesharak. Përfaqësuesit e kongresit, vendimin e tyre nuk e kishin të vështirë për ta mbrojtur edhe përpara nënkolonelit italian E.Lodit, i cili në telegramin që i dërgonte Romës, i quante këta si një “rrymë e fortë”. Me gjithë përpjekjet e tij për të emëruar vetëm një komitet ekzekutiv, me karakterin e një delegacioni për të shprehur dëshirën e kombit shqiptar, ishte për t’u parashikuar, sipas tij, “që rryma e mësipërme do të mbizotëronte”. Prandaj, edhe pikëpamja e delegatit V.Dilos, që ishte kongresi, të mos vepronte në mënyrë të pavarur, sepse kjo lëvizje politike mund të çonte në prishjen me mikun e vetëm që kishte Shqipëria, me Italinë, por të qëndronte në rendin e tij të ditës. Pra të zgjidhte vetëm një këshillë. Ai këtë pikëpamje e argumentonte me idenë se dyshonte nëse populli shqiptar, te i cili do të mbështetej kjo qeveri, kishte arritur në atë shkallë zhvillimi, sa të derdhte “gjakun për Atdhenë“. Por shumë nga përfaqësuesit e kombit shqiptar, që ishin në kongres, megjithëse ishin për mbrojtjen e një fuqie si Italia, (kjo gjë atyre u duhej për forcimin e një pushteti politik), e shihnin këtë vetëm si një nevojë për të siguruar këtë pushtet si ndaj forcave të brendshme, ashtu edhe ndaj ndonjë kërcënimi të jashtëm. Për rrjedhojë, edhe të këtyre forcave, ngritja e një komiteti nuk ishte me interes. Kështu, propozimi për të ndryshuar vendimin e ditës nga qeveri në komitet, nuk gjeti terren për t’u mbështetur. Duhet theksuar se midis atyre ishte dhe Myfyt Libohova me orientim të dukshëm pro italian.
Të njëjtin pozicion politik mbajti dhe Mehmet Konica si kryetari i kongresit, i cili që në fillim të hapjes së seancës së dytë bëri deklaratën, se për vendimin për formimin e qeverisë së përkohshme, ishte njoftuar dhe Roma nëpërmjet komandës italiane dhe pritej përgjigjja e saj“. Ndërsa kërkesa e shumë delegatëve ishte se nuk kishin ardhur në kongres të prezantoheshin si “kukulla”, që donte të thoshte të gjykonin dhe të vepronin sipas porosive të të tjerëve, por të mendonin për “dëshirën dhe vullnetin e popullit, i cili po kërkon me një zë vetëqeverim dhe padurim dëshiron liri”. Përbërja e qeverisë u propozua që në seancën e parë, në kohën që u kërkua dhe formimi i saj. Qeveria u formua nga 14 antarë, ndërsa kongresi përcaktoi edhe delegatët për në Konferencën e Paqes, anëtarët e të cilit do të përbëheshin nga e gjithë qeveria. Kryetari i qeverisë u zgjodh Turhan Pasha, gjë e cila duket edhe nga përmbajtja e telegramit të E.Lodit që i dërgonte Romës, ku e njoftonte se mbledhja e Durrësit kishte ”vendosur përfundimisht formimin e qeverisë së përkohshme me Turhan Pashën në krye” dhe delegatët do të ishin Luigj Bumçi, Mehmet Konica, Mihal Turtulli, Mit’hat Frashëri. Lufta politike brenda dhe jashtë kongresit solli njëkohësisht shfaqjen e pikëpamjeve përkatëse; pjesa dërrmuese e tyre ishin me orientim italian, si Myfit Libohova, Turhan Pasha, Preng Bib Doda, Sami Vrioni, Luigj Bumçi. Ndërsa kundërshtarët ishin Mehmet Konica, Mihal Turtulli, Mit’hat Frashëri, të cilët ishin më të pakët në numër, por që anonin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose nga ndonjë fuqi tjetër “e painteresuar“ direkt për Shqipërinë. Këto qëndrime dhe pikëpamje nuk u shfaqën gjatë punimeve të kongresit, kjo, edhe për faktin se këto figura të spikatura të politikës shqiptare kishin rënë në një kompromis të heshtur, sepse qëllimi kryesor i tyre ishte formimi i qeverisë. Një rol të veçantë në përpunimin e programit kishte Mehmet Konica.
Kongresi hartoi një program politik të përgjithshëm. Aty shprehej për ruajtjen e pavarësisë, tërësinë tokësore të shtetit shqiptar dhe për rishikimin e kufijve të vitit 1913. Për çështjen që lidhej me statusin juridik të këtij shteti dhe animin politik ndaj njërës apo tjetrës fuqi fituese, për të cilën kishin mosmarrëveshje, ata vepruan në mënyrë të heshtur dhe në kompromis me njëri-tjetrin. Ky program kishte në themel mbrojtjen e të drejtave në Konferencën e Paqes nga Qeveria e Durrësit, kërkimin e kufijve etnikë të Shqipërisë, mbajtja e qetësisë brenda vendit. Programi përbënte një hap përpara në lëvizjen kombëtare shqiptare, por duhet vlerësuar në kushtet kur Shqipëria gjendej e pushtuar nga ushtritë e huaja dhe nën trysninë e coptimit nga fqinjët e saj. Në këtë pikëpamje, studiuesit e kësaj periudhe, ndonëse e vlerësojnë pozitivisht Kongresin e Durrësit, nuk kishin bërë ndonjë koment ose vlerësim lidhur me programin e qeverisë. Mendimi i historisë shqiptare pas luftës, ka mbajtur një qëndrim kritik kundrejt mbështetjes që i dha “Vatra” kompromisit me Italinë lidhur me formimin e qeverisë së Durrësit. Por, duke bërë një studim të kujdesshëm të periudhës nëpër të cilën u arrit kjo marrëveshje, duket se ky qëndrim është i drejtë. Ky konkluzion rrjedh si rezultat i ndryshimit të kushteve të Shqipërisë në përfundim të luftës së parë, nëpërmjet disa faktorëve si prishja e ekuilibrave politikë në Ballkan, si rezultat i shpërbërjes së perandorisë Austro-Hungareze dhe humbjes së luftës. Nga ana tjetër, monarkitë fqinje kishin dalë fituese të luftës dhe fuqitë e mëdha si Anglia e Franca ishin duke i mbështetur ambiciet e tyre për t’u zgjeruar në kushtet që ishte në fuqi akoma Traktati i Fshehtë i Londrës, i prillit të vitit 1915. Por, nuk duhet harruar që Shqipëria ishte ende e pushtuar nga shtetet fituese dhe ushtritë e tyre nuk largoheshin nga tokat shqiptare edhe mbas përfundimit të luftës. Kjo periudhë përbënte vështirësi dhe rreziqe serioze për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, e cila ishte në prag të përfaqësimit të Shqipërisë në Konferencën e Paqes së Parisit.
(Master në Histori, Universiteti i Vlorës)