Në punë, 30 për qind e fëmijëve 16-18 vjeç
03/05/2005 Në Kodin e Ri të Punës rikonfirmohet mosha 16 vjeç si moshë punësimi për fëmijët dhe parashikohet një mbrojtje e veçantë për fëmijët që punojnë. Megjithatë, sipas treguesve të shumëfishtë të një studimi të realizuar nga INSTAT dhe UNICEF, në vitin 2000 numri i fëmijëve që punojnë ka shënuar rritje. Vlerësohet se rreth 30 për qind e fëmijëve të grupmoshës 16-18 vjeç janë të zënë në punë, ky numër është më i madh në fshat, ku fëmijët e kësaj moshe punojnë në bujqësi. Kjo gjë është e dukshme te përqindja e fëmijëve që arrijnë të “thithin” shkollat e mesme. Shumica e fëmijëve arrijnë të mbarojnë arsimin e detyruar 9-vjeçar, por numri i atyre që vazhdojnë shkollën e mesme po vjen duke u ulur nga viti në vit. Kjo, pasi kush e shesh që nuk është “për shkollën e lartë”, më mirë i shfrytëzon për të punuar, për të “nxjerrë” ndonjë lekë këto vite, ndërsa kush synon vazhdimin e një shkolle të lartë dhe i përket një familje të shtresës së mesme, vazhdon dhe shkollën e mesme të përgjithshme.
Fëmijë që dërgohen jashtë shtetit për punë
Për një pjesë të mirë të familjeve shqiptare, termi fëmijë nuk përdoret për një kohë të gjatë. Janë vetë familjet shqiptare, që, pasi fëmija mbush 14 vjeç, mundohen t’i gjejnë rrugë për ta dërguar jashtë shtetit për të punuar. Por, edhe në këtë kontigjent, fëmijët janë të pambrojtur, duke u riskuar në të gjitha mënyrat.
Në vitin 2003 u ngrit një qendër publike e pritjes dhe strehimit të vajzave, grave dhe fëmijëve të trafikuar. Në këto qendra është parashikuar që të trajtohen dhe fëmijët që riatdhesohen deri në bashkimin familjar, ose sigurimin e alternativave të përkujdesit në përputhje me interesin më të lartë të tyre. Në këtë qendër janë strehuar edhe fëmijë nga vendet fqinje. Mjaft fëmijë janë rikthyer pranë familjeve, por në disa raste ata janë ricikluar përsëri në trafikim.
Veç fëmijëve të trafikuar ose në rrezik trafikimi, është dhe një grup fëmijësh, kryesisht nga mosha 14-18 vjeç, që dërgohen nga familjet për të punuar në vendet fqinje, të cilët përbëjnë kryesisht grupin e fëmijëve të pashoqëruar për emigracion. Kjo kategori herë-herë identifikohet me fëmijët e trafikuar, gjë që nuk i përgjigjet realitetit.
Më 2006 do të ngrihen:
Shërbime të reja shoqërore, me fonde të Bankës Botërore, buxhetit dhe OJF-ve:
Në Qarkun e Tiranës
Qendër komunitare-komuna Paskuqan
Qendër e zhvillimit të grave-komuna Vaqarr
Qendër për të rinjtë dhe gratë-bashkia Kavajë
Qendër komunitare multidisiplinore-bashkia Kamëz
Qendër komunitare psikosociale-komuna Krrabë
Në Bashkinë e Tiranës:
Qendër komunitare multidisiplinare për fëmijë
Qendër për gratë dhe fëmijët
Shërbim psiko-social për të rinjtë dhe fëmijët në rrezik
Qendër komunitare për të moshuarit
Në Qarkun e Vlorës:
Qendër shërbimesh për të rinjtë dhe të moshuarit-bashkia Orikum
Qendër ditore për fëmijë-bashkia Vlorë
Qendër multidisiplinare për të moshuar-bashkia Vlorë
Qendër për shërbime shoqërore të integruara-bashkia Vlorë
Në Qarkun e Durrësit: