E Hënë, 2 Nëntor 2026

Overdrafti, çfarë përfitojnë ata që marrin rrogën me kartë

03/05/2005  Tri paga mujore që nuk shlyhen me këste, por sipas dëshirës brenda gjashtë muajve

Të gjithë ata që marrin pagën në banka, u bëhet e ditur kur plotësojnë dokumentacionin dhe u jepet karta në dorë, se kanë të drejtë të marrin overdraftin. Për shumë nga ”klientët” e rinj të bankave, overdrafti është kuptuar si një kredi me interes. Ndërkaq bankat sqarojnë se të përfitosh një overdraft nuk është njëlloj si të marrësh një kredi. “Overdrafti nuk paguan këste mujore në bankë dhe ka një kohë zgjatjeje më të shkurtër, ndërsa kredia me afat e ka këstin të përcaktuar dhe kohëzgjatjen“, sqaron drejtoresha për shtypin në “Raiffeisen Bank”. Sipas drejtuesve të “Raiffeisen Bank”, overdrafti për individët privatë është hedhur në treg më 1 nëntor të 2004-ës dhe i është vënë në dispozicion dy kategorive. Nga overdrafti mund të përfitojnë ata që marrin pagën nëpërmjet bankës dhe ata që kanë një depozitë me afat në bankë, por dhe bizneset që kanë llogari rrjedhëse. Overdrafti të ofron të marrësh kredi një deri në tri paga mujore, në qoftë se këto paga i merr nëpërmjet bankës ose 80 për qind të depozitës tënde me afat. Punonjësit e bankës sqarojnë këdo që lidh kontratën me bankën për të marrë pagën, se ka të drejtë të aplikojë për overdraft. ”Overdrafti është një lehtësi kreditimi vetëmenaxhues, i aprovuar më përpara në formë huaje në rastet kur ju keni nevojë për të pa qenë nevoja të bëni pyetje ose kërkesë“, sqarojnë punonjësit e bankës. Nuk është kredi me afat të gjatë, por më shumë për emergjenca dhe afate imediate, që kanë nevojë njerëzit. Kjo lloj ”kredie“ është shumë popullore dhe ka filluar të aplikohet nga të gjitha bankat, nga sportelet e së cilës punonjësit e administratës shtetërore marrin pagat. Shërbimi overdraft është mjaft i pëlqyer, pasi klientët nuk kanë asnjë lloj detyrimi dhe nuk duhet të bëjnë asnjë lloj pagese për ta hapur atë dhe asnjë lloj detyrimi me bankën. Kushdo që ka kartën me të cilën tërheq pagën, ka të drejtë të tërheqë një overdraft nëpërmjet ATM-ve. ”Ne kemi rreth 500 ATM në të gjithë Shqipërinë dhe norma e interesit për overdraftin është 14 për qind dhe është norma më konkurruese në treg“, sqaron drejtoresha e marrëdhënieve me publikun. Kjo është kredia më e thjeshtë, sepse në rast se shikon një mobilje dhe do ta blesh, e blen menjëherë pa qenë nevoja të shkosh në bankë. “Raiffeisen Bank” e ka vendosur shërbimin overdraft dhe në dispozicion të biznesit. “Me anë të overdraftit, ju mund të keni akses në fondet tuaja kurdo që të keni nevojë dhe nuk do t’ju duhet të prisni për pagën apo burime të tjera të pritshme të ardhurash“, sqaron punonjësit e bankës “Raiffeisen”. Ndërkaq, banka sqaron se çdo veprim që rrit vlerën e depozitës në bankë, ose rritja e pagës, bën që automatikisht të rritet dhe vlera e overdraftit që të takon të marrësh. Jo vetëm kaq, por kushdo që dëshiron të marrë pagën para kohe, mund ta marrë atë nëpërmjet shërbimit overdraft, duke e zëvendësuar menjëherë vlerën e tërhequr në momentin kur duhet të marrë pagën. “Ne kemi rënë dakord që t’i ofrojmë kompanive të vogla e të mesme një produkt krediti dhe e vendosim bashkarisht se si do ta marrin, por disa kërkojnë overdraftin, sepse kanë nevojë për para shpejt dhe duan të blejnë gjëra momentale, ndërsa disa të tjerë duan kredi dyvjeçare me këste të përcaktuara“, sqaron drejtoresha e Marrëdhënieve për Publikun, Vilma Baçi.

Si merret overdrafti

Të gjithë ata që marrin pagën në banka, nuk kanë nevojë të aplikojnë për këtë lloj shërbimi. Atyre u takon automatikisht paga e tre muajve dhe ata kanë të drejtë të marrin para nëpërmjet kartës së tyre deri në limitin e pagave. Kështu, në rast se paga e një punonjësi është 200 mijë lekë të vjetra në muaj, ai ka të drejtë të tërheqë deri në 600 mijë lekë të vjetra drejtpërdrejt nga karta, pa u paraqitur në sportele. Tërheqja e fondit deri në limitin e tri pagave është e mundur, pasi çdo klient ka skedën e tij në bankë dhe në rast se ai ka firmosur për shërbimin overdraft, karta që u jepet për të tërhequr pagën e përfshin dhe obsionin e tërheqjes së fondit prej 600 mijë lekësh. Klienti mund të vendosë të tërheqë nga 100 deri në 600 mijë lekë të vjetra, por duhet që sipas kontratës që ka bërë me bankën, t’i kthejë këto para brenda gjashtë muajve. “Ju e vendosni vetë se kur do të përdorni kreditin dhe kur do e shlyeni atë, një përqindje interesi konkurruese aplikohet vetëm për shumën dhe kohën që ju e përdorni overdraftin”, bën të ditur “Raiffeisen Bank”. Kështu në rast se klienti vendos të marrë p.sh. 300 mijë lekë dhe i mban për tre muaj, banka llogarit që ai ka për të kthyer në llogarinë e tij jo vetëm 300 mijë lekë, por dhe interesin për kohën që i ka përdorur. Interesi vjetor për overdraftin te “Raiffeisen” është 14 për qind, çka do të thotë se interesi mujor është 1.16 për qind. Për tre muaj, klienti duhet të paguaj 3.48 për qind interes mbi 300 mijë lekët e marra, çka do të thotë se në llogarinë e tij duhet të kthehen 300 mijë plus 10.440 lekë. Pra, klienti duhet të kthejë në bankë plot 310.440 lekë për të rikthyer në zero gjendjen e tij të debitit me bankën. Këtë vlerë klienti është i lirë ta kthejë në momentin që dëshiron brenda gjashtë muajve, duke paguar të tërë vlerën njëherësh, ose me pjesë sipas mundësisë. Por duhet ditur se overdrafti nuk është një kredi me këste dhe nuk paguhet si e tillë. Shuma

Klienti që merr pagën te “Raiffeisen” ka të drejtë të tërheqë deri në tri paga mujore ose 80 për qind të vlerës së depozitës që ka në bankë. Kjo mund të kryhet automatikisht pa qenë nevoja të shkojë në sportelin e “Raiffeisen”, por mjafton t’i drejtohet me kartën që është pajisur në ATM që ka vendosur banka. Karta përfshin obsionin që i lejon të tërheqë para brenda limitit të tri pagave dhe automatikisht llogaria e tij debitohet për vlerën që ka tërhequr.

1 – 3 paga mujore

Interesi

Interesi që “Raiffeisen” aplikon për shërbimin overdraft është 14 për qind në vit. Kjo do të thotë se klienti duhet të pjesëtojë shumën e përgjithshme të interesit me kohën në të cilën do të mbajë në dispozicion shumën e tërhequr overdraft. Aktualisht, overdraft ka një interes mujor prej 1.16 për qind në muaj. Por interesi mund të llogaritet dhe me ditë, në rast se shuma e tërhequr kthehet brenda disa ditëve. Kështu, interesi ditor i takon të jetë 0.4 për qind.

14% interesi mujor.

Koha

Overdrafti ka një kohë të përcaktuar, brenda së cilës klienti duhet të kthejë paratë që ka marrë me gjithë interesin përkatës. Shuma nuk është e nevojshme të kthehet me këste, por mund të kthehet e gjitha njëherësh brenda afatit të caktuar më parë në kontratë. Kështu bankat mund aplikojnë afate nga disa ditë deri në një vit për të kthyer shumën e marrë në overdraft. “Raiffeisen” ka një afat prej gjashtë muajsh për shumat e marra overdraft drejtpërdrejt nga ATM-të dhe më pas banka lajmëron klientin për mosshlyerjen e detyrimit.

6 muaj afati i përdorimit

3 paga

mujore

14%

interes

6 muaj

afati

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›