Për vajzat e trafikuara, 8 agjenci punësimi jashtë vendi

03/05/2005 Punësim i ligjshëm. Agjencitë janë nën monitorimin e Inspektoriatit Shtetëror të Punës
Që vajzat e trafikuara të mos jenë më “prehë” e tutorëve të tyre, është menduar që të punësohen përsëri jashtë shtetit. Janë licensuar 8 agjenci punësimi, të cilat ndërmjetësojnë për punë jashtë shtetit, duke siguruar mundësi për punësim të ligjshëm dhe duke mënjanuar mashtrimet për punësim që përdoren nga trafikantët. Agjencitë e punësimit monitorohen nga Inspektoriati Shtetëror i Punës, për të moslejuar abuzimet me to. Adresat e këtyre agjencive nuk shënohen në strategjinë e ndihmës ekonomike 2005-2010, miratuar të premten e fundit nga Qeveria. Informacione mbi këto agjenci nuk jepen në asnjë prej fletë-palosjeve dhe njoftimeve të institucioneve dhe OJQ-ve. Megjithatë kush ka nevojë mund të paraqitet në Inspektoriatin Shtetëror të Punës.
Institucionet
Për gratë, vajzat dhe fëmijët, janë hapur qendra pritëse dhe riintegruese në Tiranë, Vlorë dhe Elbasan. Këto gra kanë përfituar punësim dhe formim profesional e tarifa më të ulëta në këto kurse. Në qendrën e riintegrimit të IOM-it u janë ofruar mundësi integrimi rreth 80 grave dhe vajzave, të cilat ndjekin kurse formimi profesional dhe një pjesë e tyre janë punësuar. Këto gra nuk mund të kthehen në familjet e tyre dhe, e vetmja zgjidhje është sigurimi i një pune dhe i një shtëpie, që të jenë të zonjat për të jetuar në mënyrë të pavarur.
Gra kryefamiljare
Gratë kanë ndryshuar mentalitet, janë bërë më të lira, por jo se janë më të pasura. Ka gra që edhe i ndajnë burrat, kur ua sjellin “në majë të hundës” dhe, gra që bëjnë fëmijë pa qenë të martuara, e megjithatë ato janë të varfra. Vitet e fundit është rritur numri i grave kryefamiljare, si gratë e veja, të divorcuara, ose që i kanë burrat në emigracion. Gratë kryefamiljare përfitojnë ndihmë ekonomike, pensione familjare, kur bashkëshorti ka qenë i punësuar, ndihma ekonomike dhe shërbime punësimi nga OJF-të. Këto mundësi do të vazhdojnë të jenë në rritje, thuhet në Strategjinë e Shërbimeve Shoqërore të vitit 2005-2010.
Por, nuk janë të pakta as gratë, që, megjithëse “kohët kanë ndryshuar”, nuk kanë fituar pavarësi, por përkundrazi, janë shfrytëzuar për qëllime të ndryshme duke u trafikuar.