“Djalli është në detaje”
Rexhep Meidani
Shpesh, duke folur në mënyrë figurative, përdoret shprehja "D]jalli është në detaje" ("The devil is in tahe details"). Ky është versioni i një proverbi që thekson se edhe detajet, në një mënyrë apo tjetrën, mund të nxisin, projektojnë apo provokojnë dështimin, madje dhe një projekt tepër i madh mund të varet shumë nga komponentët, përbërëset më të vogla të tij, apo ndryshe tek detajet e fshehta, tek asketet mikroskopike të tij. Versioni më pozitiv i këtij proverbi është ai i kundërti: "Zoti është në detaje". Kjo thënie në disa raste i atribuohet arkitektit Lë Korbyzie (Le Corbusier), në raste të tjera Floberit (Gustav Flaubert), të cilit i citohet dhe varianti francez: "Le bon Dieu est dans le detail". Por nuk mungojnë dhe referime tek Mikelanxhelo, tek arkitekti Vander Rohe (Lugwig Mies van der Rohe), tek historiani i artit Varburg (Aby Warburg), etj., edhe pse besohet se shprehje të tilla nuk janë "shpikur" fare prej tyre. Aktualisht, ndeshen dhe shprehje të tjera të tipit "Të qeverisurit është në detaje" apo "E vërteta, nëse ekziston, është në detaje", etj...
***
Pra, mbështetur në një përvojë historike, kur njerëzit kujtojnë apo theksojnë se "djalli është në detaje", ata nënkuptojnë se edhe gjërat e konsideruara si të vogla në planifikime apo skema të ndryshme (përfshirë ato ligjore, strukturore, etj), duke u lënë mënjanë apo jashtë vëmendjes mund të shkaktojnë probleme serioze, deri shkatërrimtare pak më vonë. Aq më keq, kur kjo shitet si naive, si pakujdesi e veprim pa dashje, por në fakt përmban pikësynime paraprake e të caktuara. Për më tepër që në shumë raste, pjesa më e vështirë e një veprimtarie ndeshet kur merresh me detajet e vogla për përfundimin e suksesshëm të saj. Pikërisht ato dalin apo rezultojnë jo rrallë mjaft të rëndësishme, bile dhe më të rëndësishmet. Kjo duhet të kihet parasysh sot në shqyrtimin e përpjekjeve të ndryshme për të ndryshuar legjislacionin (sidomos me pretendimin e gjoja luftës kundër korrupsionit) për të realizuar qëllime të mbrapshta politike ose, akoma më keq, përqendrim pushteti në një dorë të vetme. Apo dhe në përgjithësi, në analizën e situatës politike-institucionale dhe social-ekonomike në vend.
***
Le të marrim, p.sh., çështjen e imunitetit (në fakt, të mbrojtjes) të gjykatësve, sepse ajo e prokurorëve, edhe pse ka sjellë diskutime të "forta" kohët e fundit, është pothuajse inekzistente në ligjin aktual, meqë dhe masa ekstreme e kthimit të tij "nga prokuror në qytetar të thjeshtë", pra vetë procedura e shkarkimit të tij varet nga dy njerëz: nga propozimi i Prokurorit të Përgjithshëm (që mund të marrë dhe mendim nga Këshilli i Prokurorisë si organ thjesht këshillimor) dhe miratimi i Presidentit të Republikës.
Kështu, për gjyqtarët, sipas nenit 137 të Kushtetutës së Shqipërisë e gjithë "puna e imunitetit" lidhet me paragrafët e këtij neni. Konkretisht, në këtë nen shkruhet:
Gjyqtari i Gjykatës së Lartë mund të ndiqet penalisht vetëm me miratimin e Kuvendit.
***
Gjyqtarët e tjerë mund të ndiqen penalisht vetëm me miratim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Pra, për një shumicë parlamentare, sipas paragrafit të parë të këtij neni, nuk ekziston ndonjë problem "kritik" (sidomos në kuadër të luftës kundër korrupsionit), sepse dhënien e pëlqimit ndaj ndjekjes penale të një gjyqtari të Gjykatës së Lartë e ka në dorë vetë kjo shumicë. Ndërkohë që për gjyqtarët e tjerë (sipas paragrafit të tretë) këtë pëlqim duhet ta japë Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Tjetër është puna e arrestimit në kushte flagrance (paragrafi 2 dhe 4 i këtij neni). Pikërisht këto parime më tepër me përmbajtje mbrojtjeje sesa imuniteti, janë formuluar në mënyrë të tillë për të garantuar sa më shumë pavarësinë e gjyqtarit në veçanti, apo të gjykatave në përgjithësi. Atëherë çfarë kërkohet me synimet aktuale për ndryshime ligjore në drejtim krejt të kundërt apo duke hartuar urdhra administrativë për ndërhyrje të fortë në gjykata? Përgjigja merret menjëherë po të kihet parasysh kërcënimi kryeministror ndaj prokurorëve e gjyqtarëve apo thirrja e kryetarëve të gjykatave në ministri, disa ditë më parë, nga Ministri i Drejtësisë, kur dihet se kontakti i gjyqtarit me ministrin është para këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe vetëm nëpërmjet tij. Prandaj me të drejtë mund të mendohet se duke pretenduar kryerjen e një reforme në drejtësi "djalli po futet apo është duke u futur në detaje"...
***
Nuk është vështirë ta ndeshësh këtë "djall" dhe në deklarimet apo ndërhyrjet qeveritare në aspektet ekonomike. Dhe aty, me gjithë vetot presidenciale apo kthimet nga Gjykata Kushtetuese, vazhdohen të përpunohen djallëzisht "detajet" e thyerjes së rezistencës apo të pushtimit të biznesit, nëpërmjet gjobave astronomike, vështirësive të ndryshme me natyrë ndërhyrëse e penalizuese apo favorizimeve e trajtimeve të njëanshme me natyrë partiake. Edhe deklarimet pompoze mbi sukseset ekonomike apo luftën kundër korrupsionit janë të kësaj natyre, qoftë duke harruar deficitin tregtar në një rritje kërcënuese, gati dyfishimin e deficitit buxhetor apo "rregullimet" e statistikave, sidomos për inflacionin e "boom"-in e "rritjes dyshifrore". Apo, akoma më tej, duke e shtyrë apo mjegulluar krejtësisht Gërdecin, që në sytë e qytetarëve shpreh nivelin më të lartë të korrupsionit qeveritar!...
Por "djalli është në detaje" dhe në projekte e miratime të tjera, pa lënë mënjanë rrugën Durrës-Morinë apo krijimin e vendeve të reja të punës në parqet industriale, ku niveli i deklarimit të investimit dhe ai i vendeve të punës nxjerr në pah "çudinë" e radhës sipas të cilës, hapja e një vendi pune në Shqipëri na kushtoka, akoma sot, 1000 euro, kur kjo shifër duhet të jetë 10-20 herë më e lartë!...
***
Mund të vazhdohet më tej me këtë "shprehjen e djallit" në pseudo-reformën shkencore apo sociale, me "super-liberalizimin" e arsimit të lartë publik e privat tej kufijve të mundësisë për cilësi e stabilitetit, me prirjen e ashpër për ndërhyrje në sport, veçanërisht në Federatën e Futbollit, me politikat për librin, botimin e propagandimin e tij, me trajtimin e moshës së tretë apo të fëmijëve të rrugës, etj., etj. Detajet ose janë projektuar në mënyrë djallëzore ose janë lënë me qëllim mënjanë. Por për fat të keq ende politika shqiptare, pa përjashtuar dhe atë opozitare, vazhdon të "gënjehet" me dashje ose pa dashje. Kështu që djalli vazhdon të jetë ose të mbijetojë në detaje!...