Djathtas…
Kastriot Islami
Ky është titulli i një artikulli i një shkrimi të botuar nga gazeta e famshme franceze në 20 tetor 2009 për të karakterizuar “mënyrën e qeverisjes” nga partia në pushtet e Presidentit Nikola Sarkozi. UMP quhet partia e qendrës së djathtë që ka shumicën në parlament e në senat dhe qeveris vendin. Kjo është një parti klasike e djathtë në formën e një Unioni ku përfshihen tri rryma, golistët, centristët dhe liberalët. Në këtë artikull jepen shqetësimet e militantëve të kësaj partie për shkak të një mënyre drejtimi të vendit që ata e konsiderojnë atipike. Një tendencë e qeverisjeve të djathta? Tendencë që ndeshet në nivele apo mënyra të ndryshme edhe në vende të tjera? Tiparet themelore të përmendura nga vetë militantët e kësaj partie janë: i) autoritarizmi ekstrem deri në “stalinizëm të djathtë”, ii) largimi nga parimet dhe mënyra e drejtimit të shtetit sipas De Golit dhe orientimi drejt praktikave karakteristike të “putizinizmit”, iii) nepotizmi, iv) klientelizimi ekstrem i bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë thjeshtë për përfitime, iv) elementë të ngjashëm me ato të republikave të bananeve, e tjerë. Për të kuptuar sesi perceptohet qeverisja e drejtuar nga kjo parti e djathtë në gazetën “Le Monde” jepen opinionet e militantëve të kësaj partie.
1.“...Sarkozi është më afër Putinit sesa De Golit…”
Kjo parti ka pasur si idhull dhe model të saj gjeneralin De Gol, një nga figurat më emblematike të Francës. Një figurë autoritare, por i drejtë dhe i ndershëm. Militanti i kësaj partie Nicolas R. duke iu referuar qeverisjes aktuale të kësaj partie dhe sidomos veprimeve të Presidentit Sarkozi shkruan: “Jam i djathtë i vendosur dhe kam votuar për Sarkozinë me shumë entuziazëm, por jam shumë i zhgënjyer. Dhe ky është edhe mendimi i shumë militantëve të tjerë që janë miqtë e mi. Ne nuk jemi angazhuar në politikë për të sjellë në pushtet një klan, një familje apo një grup miqsh, të cilët mund të bëjnë me votën tonë çfarë të duan. Kjo mënyrë qeverisje na duket më afër asaj të Putinit sesa De Golit. …I kërkojmë të gjithë militantëve të tjerë të mos e barazojnë partinë me kryetarin, aq më tepër që kryetari Sarkozi po jep një imazh të gabuar për të djathtën dhe për Francën. Ne nuk duhet të vazhdojmë më kështu dhe është urgjente ngritja e një opozite të brendshme në parti. Nuk mund të mbrojmë të pambrojtshmen, të justifikojmë të pajustifikueshmen. Pas 17 vjet anëtarësie, për herë të parë në jetën time po mendoj të mos rinovoj anëtarësimin tim në këtë parti...”
2.“…UMP, një stalinizëm i djathtë...”
Militanti Christian T., shkruan për Le Monde se, “...UMP funksionon sipas parimit të centralizimit demokratik. Koka flet dhe të gjithë strukturat vihen në rresht pas tij. Jam golist dhe jam koshient që në partinë tonë ka centristë, radikalë, republikanë dhe liberalë, por në partinë tonë dëgjohet vetëm një zë dhe servilët e tij që bëjnë ligjin e mbështesin. Në mënyrë që e djathta të mos izolohet nga populli, duhet të shmanget kulti i individit që është ngritur rreth Sarkozisë dhe të ribëhet ky bashkim me tri rrymat e saj historike bazë, golistët, centristët dhe liberalët. Hegjemonia në UMP po na çon në stalinizëm të djathtë...”.
3.“...Kam hedhur kartën e anëtarësisë së UMP...”
Militanti Maxime ka qenë një anëtar aktiv i kësaj partie i dalë nga “lagjet popullore” dhe është bërë anëtar i saj në vitin 2007 “për të mbështetur Sarkozinë që të bëhej president i Francës”. Dhe më tej shton: “kam pasur përgjegjësinë të punoj me të rinjtë në lagjen popullore. Kam besuar në vizionin e Sarkozisë për punësimin, për meritokracinë dhe për modernizimin e politikës, kombëtare e ndërkombëtare. Por prej kohësh jam shumë dyshues, megjithëse kam vazhduar ta mbështes me shpresën se ditë më të mira do të vijnë. Kanë ndodhur shumë gjëra të papëlqyeshme, por tani kjo e fundit, emërimi i djalit të tij në një post të rëndësishëm shtetëror kur ai është ende në vitin e dytë në universitet është njëlloj si pika e ujit që ka bërë të derdhet uji nga gota. Dhe ne jemi shumë në forumin lokal të Bouches-du-Rhone që mendojmë në këtë mënyrë. Bile unë me shumë shokë të mi e kemi dorëzuar kartën e anëtarësisë se e kuptojmë se nuk vazhdohet më kështu…”.
4. “…Nepotizëm…”
Militanti i UMP, Sylvain L., shkruan se, “jam një militant i vjetër i UMP. Bile kam qenë bashkëpunëtor i ngushtë i një deputeti të UMP. Pra pozicioni im politik është i qartë djathtas. Por nuk mund të mos tronditem nga emërimi i djalit të Presidentit Sarkozi pa mbaruar shkollën e lartë në një post të rëndësishëm. Kjo është shprehje e qartë nepotizmi. Dhe më shqetësues është fakti që “leitnantët” servilë të Presidentit përpiqen të maskojnë gabimet e Presidentit, por ata e bëjnë keq atë detyrë. Zemërohem shumë kur dëgjoj disa deputetë servilë që përpiqen të mbulojnë skandalin duke sulmuar ata që e kritikojnë Presidentin dhe bërë gjueti shtrigash ndaj kundërshtarëve. Partia ka devijuar nga rruga e saj dhe nuk mundem më të mbështes direkt apo indirekt këto veprime të partisë. I ftoj të gjithë që mendojnë si unë të shprehen në parti, sepse vetëm kështu mund të ndihmohet e shpëtohet partia. Përndryshe do të largohem”.
5.“...Nuk kam votuar për një dinasti...”
Militanti Laurent G., i UMP shkruan se, “kam votuar për UMP, sepse mendoja që ajo ishte partia që kishte mundësitë më të mira për të drejtuar vendin ekonomikisht dhe shëruar sëmundjet e trashëguara. Por unë nuk kam votuar për një mbretëri. Nuk kam votuar për një dinasti. Nuk kam votuar për të shikuar sesi diskreditohet çdo ditë klasa politike. Nuk kam votuar të dëgjoj çdo ditë se kriza është e vetmja përgjegjëse për gjithçka. Nuk kam votuar për të punuar shumë dhe fituar pak. Kështu Franca po bëhet egoiste, humbet ndriçimin e saj dhe po futet në errësirë…”
6.“…Po kthehemi në republikë bananesh…”
Militanti i UMP, Eric M., shkruan: “...Jam një militant i thjeshtë, por shumë i motivuar për kryerjen e reformave të thella në vendin tim të sklerotizuar. Emërimi i djalit të Presidentit Sarkozi në një post të rëndësishëm shtetëror pa mbaruar ende vitin e dytë në universitet është për mua krejtësisht i papranueshëm. Askush nuk mund ta besojë se kjo nuk është bërë për përfitime financiare. …E gjithë kjo mund të ndodhë vetëm në një republikë bananesh dhe këtë e them pa asnjë lloj agresiviteti, por në dëshpërim të thellë…”.
7. Në vend të një përfundimi…
Lexuesi dhe sidomos ata që kanë votuar djathtas në Shqipëri mund të heqin lehtësisht paralelen. Sigurisht shumë militantë të djathtë mendojnë dhe nuk guxojnë njëlloj si në Francë. Natyrisht situatat janë të pakrahasueshme, por shumë elementë janë të ngjashëm. Natyrisht shumë elementë janë transversalë përderisa diferenca midis së majtës e së djathtës është ngushtuar, ndërkohë që sjelljet në pushtet janë pothuajse të njëjta. E sigurt është që votuesit e pësojnë, si majtas e djathtas, si në Francë e Shqipëri, e gjetiu, në mënyrë të njëjtë…