Epoka e re e luftës informatike
Deri pak vite më parë, ata që sulmonin
sajtet e ndryshme të internetit të
kompjuterëve të bankave, apo kompanive
të fuqishme ishin adoleshentët e
talentuar në kërkim të famës. Kështu ka ndodhur
shpesh që sajte të vizituara nga miliona njerëz,
ndryshoheshin përmes fi gurave dhe mesazheve
të futura në mënyrë pirate. Mesazhet mund të
kishin një temë të caktuar, apo mund të ishin
edhe thjesht sharje dhe ofendime pa ndonjë bazë.
Vetëm së fundi, sulmet informatike janë shndërruar
në një biznes prej të cilit mund të sigurosh
miliona dollarë për shkak të lidhjes së tyre gjithnjë
e më të ngushtë me krimin e organizuar. Prej
kohësh kemi hyrë në epokën e mashtrimeve
informatike, ose siç quhet në zhargon "fi shing",
të vjedhjeve gjithnjë e më të sofi stikuara për të
shtënë në dorë prona, pasuri e para të të tjerëve.
Së fundi po asistojmë në një kalim "cilësor" të
këtyre veprimtarive kibernetike të paligjshme që
është shumë alarmante. Ata që lëshojnë viruset.
"Krimbat", që futen në postën elektronike personale
e që vjedhin nuk janë më djem të vegjël apo
adoleshentë në kërkim të famës. Sot, të dyshuarit
kryesorë për sulme të tilla janë vetë shërbimet
sekrete, shtetet e qeveritë e vendeve të ndryshme.
Ka media të caktuara që kanë nisur të fl asin
hapur për një luftë të vërtetë kibernetike, madje
jo më larg se duke fi lluar që nga muaji i kaluar,
kur sajtet e institucioneve qeveritare dhe tregtare
të Koresë së Jugut u goditën nga një valë e
paprecedentë sulmesh që supozohej se vinin
nga Koreja e Veriut. Por akti më i rëndë, ai që
do të konsiderohet si pika e vërtetë e kthesës
në këtë luftë gjithnjë e më të sofi stikuar dhe të
pamëshirshme është sulmi i tri ditëve më parë
ndaj rrjetit gjithnjë e më të famshëm social, "Twitter".
Në këtë sulm u përfshinë miliona vetë dhe ai
u konsiderua një sulm i vërtetë që nuk ka të bëjë
fare me krimin kompjuterik tradicional. Sipas
një supozimi të mbështetur në fakte, që po gjen
mbështetje gjithnjë e më të madhe tek ekspertët
e sigurisë informatike, "Twitter", "Facebook" dhe
rrjete të tjera sociale janë bërë të famshme dhe
të preferuara jo për faktin e thjeshtë të kalimit të
kohës dhe të gjetjes së shoqërive të reja, por mbi
të gjitha, sepse ato janë shndërruar në megafona
të vërtetë të qëndrimeve opozitare dhe të zgjidhjeve
alternative. Si rrjedhim, ata që sulmuan
"Twitter" nuk e bënë këtë kundër një fuqie ekonomike
gjithnjë në rritje, por ndaj një mjeti që
bën bashkë e përçon zërin e së vërtetës. Shefi i
sigurisë së "Facebook" ka konfi rmuar që pjesa më
e madhe e sulmeve u bë ndaj një blogu gjeorgjian
"Cyxymu" që kritikon qeverinë ruse, sidomos tani
në përvjetorin e parë të luftës në Kaukaz. Sipas tij,
ndoshta sulmi është bërë nga hakersa të zakonshëm,
por urdhri ka ardhur nga Kremlini. Sulme
të tilla kanë bërë që shumë qeveri të mendojnë
për më të keqen dhe të përgatiten për të mos u
zënë në befasi. Kjo pasi ata që kanë bllokuar dhe
sulmuar një sajt të fuqishëm si "Twitter", në një
të nesërme mund të sulmojnë edhe sajte të tjera
më të rëndësishme. Drejtori i shërbimeve sekrete
amerikane, Mike Mcconnell, në administratën
e Bushit, një vit më parë paralajmëronte që
hakersat mund të shndërrohen në një kërcënim
ekuivalent me atë të një bombe bërthamore, kjo
për sa u përket rezervave monetare të Shteteve
të Bashkuara. Sipas tij, do të mjaftonte një sulm
i suksesshëm ndaj një banke të vetme amerikane
për të krijuar një valë goditëse me rezonancë në
të gjitha sferat e ekonomisë botërore, madje me
pasoja më të rënda se ato të 11 shtatorit. Në një
artikull të fundit të së përditshmes amerikane
"New York Times" skenari i mësipërm krahasohej
me revolucionin që solli bomba bërthamore 64
vjet më parë. Ajo ishte një shpikje që ndryshoi
përgjithmonë konceptin për luftën dhe paqen.
Pyetja që duhet të bëjmë sot është: cili është
përcaktimi i luftës informatike? Ku qëndron kufi ri
mes mbrojtjes dhe sulmit?
E ndërkohë, ka nisur gara për mbrojtjen nga
sulme të tilla. Sipas burimeve të brendshme
të Pentagonit, trupat amerikane kanë qenë
disa herë protagoniste të luftërave kibernetike
në tokë të huaj. Ndër to mund të përmendim
ndërhyrjet informatike që janë kryer në Irak për
lehtësimin e kapjes së agjentëve të Al Kaedës,
apo në Iran për monitorimin e situatës së programit
bërthamor. Në të dyja rastet bëhet fjalë
për iniciativa të shkëputura e të kryera vetëm me
autorizimin personal të ish-presidentit amerikan,
Bush, pak para se të linte Shtëpinë e Bardhë.
Tashmë detyrën për të formuluar një strategji të
mirëfi lltë dhe të plotë për luftën informatike e
ka administrata e Obamës. Në fund të qershorit,
sekretari i ri i Mbrojtjes, Robert Gate, ka krijuar
një forcë të posaçme komando për mbrojtjen e
rrjeteve informatike ushtarake dhe për zhvillimin
e masave mbrojtëse dhe atyre kundërsulmuese.
Hipotezat e ndryshme parashikojnë mundësinë
e trupave amerikane për t‘u futur në kompjuterët
e kriminelëve informatikë në Rusi apo Kinë dhe
për të shkatërruar rrjetet e posaçme prej të cilave
nisen sulmet informatike, të tilla si ky i fundit
që "gjunjëzoi" "Twitter". Një tjetër ide, që për
hir të së vërtetës është pak kontradiktore, është
ajo e prodhimit të mikroprocesorëve në Shtetet
e Bashkuara të cilëve mund t‘u bashkëngjitet
një mekanizëm "I heshtur" që do të aktivizohet
me komandë për të neutralizuar kompjuterin
"armik". Qeveria amerikane, ndërkohë ka nisur që
të grumbullojë gjithë të rinjtë e të rejat e talentuar
në fushën e informatikës për t‘i inkuadruar në një
"luftë" të ardhshme në pozicionet e rojeve, apo
sulmuesve kibernetikë. Por sipas disa ekspertëve,
pavarësisht asaj çka thuhet, përgatitja e Amerikës
për një realitet të tillë, lë shumë për të dëshiruar.
"Në qeveri ka shumë njerëz që fl asin dhe shkruajnë
për sigurinë, por që në fakt, dinë shumë pak
për atë çka po ndodh me të vërtetë", ka deklaruar
së fundi Alan Paller, drejtori i kërkimeve në Institutin
Sans. Obama ka premtuar prej kohësh
krijimin e postit të një shefi të përgjithshëm e
të gjithëpushtetshëm të sigurisë informatike që
do të ketë pushtetin dhe fuqinë e koordinimit të
veprimeve kundër sulmeve informatike. Ndjesia
që u krijohet shumë analistëve është se në këtë
fushë të caktuar, fronti i veprimit po spostohet
bindshëm gjithnjë e më në lindje. Pikërisht nga
kjo pjesë e planetit vijnë jo vetëm sulmet më
të fuqishme dhe më të shumta ndaj sajteve të
ndryshme në Perëndim, por edhe shembujt më
të mrekullueshëm e të arrirë të mbrojtjes nga
sulmet. Në vitin 2007, rrjeti i internetit në Estoni,
që është një vend avangardë për sa i përket fushës
së informatikës, u dorëzua para një serie sulmesh
të koordinuara që çuan në bllokim të të gjitha
sajteve qeveritare. Edhe në këtë rast, dyshohet që
sulmi vinte nga Rusia fqinje. Që nga ai moment,
në kryeqytetin e vendit, Tallin, me bekimin e
NATO-s është krijuar një qendër e posaçme për
mbrojtjen nga sulmet informatike.