Dje u çelën 9 kurse të reja profesionale

28/04/2005 Qendra Rajonale e Formimit Profesional
DURRËS - Qendra Rajonale e Formimit Profesional në Durrës ka hapur nëntë kurse të reja për të rinjtë e papunë. E vetmja qendër publike në Durrës ka përuruar dje fillimin e kulifikimit për moshat e reja në kurse për industrinë e ndërtimit, të cilët do të kenë mundësi të punësohen pas çertifikimit nga specialistët. Drejtori i qendrës, Ali Gjyli, është shprehur se vitin e kaluar janë trajnuar dhe çertifikuar 2350 persona, ndërsa këtë vit pritet që numri i të kualifikuarve të shkojë në 2700.
Qendra është hapur fillimisht në vitin 1993 me kursin e gjuhës së huaj angleze dhe sot ajo numëron 21 kurse së bashku me nëntë kurset, të cilat u hapën dje.
Nga statistikat e Zyrës së Punësimit mësohet se në Durrës janë 5600 punëkërkues dhe kjo zyrë në bashkëpunim me qendrën e formimit ka zbutur ndjeshëm punësimin për këtë kategori.
Drejtori i qendrës, Ali Gjyli, ka thënë se 60 për qind e frekuentuesve, të cilët paguajnë një faturë simbolike për të ndjekur këto kurse, janë të moshës 18-24 vjeç dhe më shumë se 50 për qind e tyre kanë të përfunduar arsimin e mesëm.
Dje kanë filluar për herë të parë kursi për murator, karpentier, termoizolim, suvatim dhe të tjera në sektorin e ndërtimit, ndërkohë që paralelisht është hapur edhe kursi për sektorin e frutikulturës. Të gjithë shpenzimet për funksionimin e kurseve janë fonde të buxhetit të shtetit, ndërsa mjediset e punës si dhe sallat e mësimit janë dhuratë e subjekteve ndërtuese.
Krahas të rinjve që vijojnë këto kurse, qendra ka përfshirë në kualifikim edhe shtresën me probleme sociale, si fëmijë jetim apo edhe ferma të trafikuara, kategori e cila kualifikohet në kurset e hapura pa pagesë.
Që nga viti 1998, në këtë qendër, krahas kurseve të gjuhës së huaj çertifikohen edhe djem e vajza në kurset për rrobaqepësi, mobileri, kozmetikë, sekretari, riparim makina qepëse, instalime elektrike etj.
21 kurse profesionale hapen nga Qendra
9 kurse profesionale u çelën dje
2350 persona trajnuar në 2004
2700 persona priten të trajnohen 2005
5600 punëkërkues në Durrës