Zonat informale, po përcaktohen kufijtë
28/04/2005 Njësitë vendore po përcaktojnë se cilat do të quhen zona informale dhe kufijtë e tyre
Pasi të miratohen nga sekretaria e KRTRRSH-së do të nisë hartimi i studimeve urbanistike
Aktualisht, në bazë të formularëve të mbledhur ka nisur evidentimi i zonave informale dhe përcaktimi i kufijve. Para një muaji u vendos që një zonë të quhej informale, nëse ka sipërfaqen minimalisht 10 mijë metra katrorë. Njësitë urbanistike të bashkive dhe komunave kanë nisur të përcaktojnë kufijtë e zonave informale dhe përcaktimet fillestare mbi gjendjen e tyre. Sipas ligjit, numri i zonave informale dhe kufijtë e hartave të tyre duhet të dërgohen në sekretarinë e KRTRRSH-së brenda tre muajve.
Më pas do të nisë hartimi i studimeve urbanistike për këto zona. Sipas udhëzimit mbi funksionimin e agjencive të urbanizimit në njësitë vendore në bazë të vetëdeklarimeve, duhet të përcaktohet territori i zonës së zënë nga ndërtimet e banesave pa leje, ku kufijtë e saj të paraqiten në hartë dhe të shoqërohet me një relacion shpjegues. Në relacion duhet të jepet distanca më e shkurtër e kufijve të zonës nga vija kufizuese e ndërtimit të qendrës së banuar më të afërt, nga aksi i rrugës nacionale më të afërt, elementë të karakterit gjeografik të zonës, etj. Ndërkohë janë regjistruar të dhënat e çdo formulari të vetëdeklarimit në regjistrin e zonës, sipas modelit "Fleta e regjistrit të të dhënave të formularëve”, "Vetëdeklarim për legalizim", bashkëlidhur këtij Udhëzimi. Regjistri i zonës emërtohet me numrin kadastral të parcelës së zënë me
ndërtime pa leje. Ky regjistër është dokument i sekretuar nga kryetari i bashkisë apo komunës. Çdo ndërtim i deklaruar identifikohet në bazë të numrit rendor, të vendosur nga Njësitë e Urbanistikës për regjistrimin e shtetasve. Njësitë e legalizimit të ndërtojnë sistemin e përpunimit të të dhënave mbi ndërtimet pa leje në zonat e përcaktuara, sipas deklarimeve të pranuara. Pasqyra e përgjithshme e përpunimit të të dhënave do të jetë bazë për hartimin e detyrës së projektimit. Me përfundimin e fushatës së vetëdeklarimit dhe plotësimit të regjistrit
të zonës e pasqyrës përmbledhëse që shoqërojnë këtë udhëzim dhe verifikimeve në terren të të dhënave, të fillojë përpilimi i hartave të azhornuara, që do të jenë bazë për hartimin e studimeve urbanistike të zonave informale.
Nuk ka shtyrje afati
Kërkesa e Ministrisë së Rregullimit të Territorit për shtyrjen e afatit të vetëdeklarimit nuk u pranua një muaj më parë. Megjithatë, urbanistët e njësive bashkiake në Tiranë, të bashkive e komunave në rrethe, kanë pranuar formularë të vetëdeklarimeve dhe pas kësaj date. U tërhoqën rreth 50 mijë formularë dhe u dorëzuan rreth 12 mijë.
Sipas ligjit, nëse nuk bën vetëdeklarimin, përjashtohesh nga ky proces, pra, nuk shënohet fare gjurma e shtëpisë tënde në hartë, rrjedhimisht je dhe i pambrojtur nga ligji. Pra, qoftë dhe vite më pas, nëse pronari i tokës bie dakord me një firmë ndërtimi për të ngritur një godinë, nuk ka asnjë ligj që ta ndalojë dhënien e lejes së ndërtimit, pasi shtëpia pa leje nuk ekziston gjëkundi e shënuar dhe shembet nga Policia Ndërtimore, për t’u ngritur një tjetër me leje ndërtimi.
Afatet kohore:
1.Brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit bëhet vetëdeklarimi
2.Kërkesa për quajtjen e një zone informale, shqyrtohet brenda 3 muajve nga sekretaria e KRRTRSH-së
3.Hartimi i studimeve urbanistike bëhet brenda 6 muajve
4.Miratohen nga KRTRRSH-ja brenda 4 muajve, pas miratimit në KRRT-të përkatëse
5.Legalizimi nis kur Njësitë e Qeverisjes Vendore të shembin ndërtimet pa leje që kanë zënë sipërfaqet publike
6.Pas kësaj legalizimi bëhet brenda 60 ditëve