E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia: Në ditën 3 të grevës së PS, situata e qetë

TIRANë- Në ditën e tretë të grevës së urisë së deputetëve të Partisë Socialiste dhe rreth 180 përkrahësve të saj, policia e vlerëson të qetë situatën para godinës së Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku po zhvillohet greva.

Burime zyrtare të Policisë së Tiranës, konfirmuan sot për TVNews24 se "nga dita e parë e grevës së deputetetëve të PS-së, policia ka marrë të gjitha masat për të siguruar normalitetin e saj. Sipas tyre situate sot paraqitet e qetë dhe pas asnjë incident deri në orët e mesditës.
Burimet thanë gjithashtu se "numri i efektivave blu sot është reduktuar".
Burimet siguruar se prania e atyre forcave aktuale që ndodhen në terren ajën për të shmangur cdo incident të mundshëm që mund të ndodhë.

Greva e urisë e 23 deputetëve të Partisë Socialiste dhe përkrahësve të saj, nisi në orët e vona të mbrëmjes të së premtes, pas protesës së opozitës nisur në sheshin “Skënderbej” për të vijuar më tej në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë godinës së Kryeministrisë. Pas përfundimit të saj, Grupi Parlamentar i PS-së, komunikoi hyrjen e deputetëve dhe disa përkrahësve në një grevë urie, që sipas opozitës, do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave për transparencën e zgjedhjeve të 28 Qershorit.

Dje, Drejtoria e Policisë e Qarkut të Tiranës përmes një njoftimi për mediat, bëri të ditur se, "greva e deputetëve është në kundërshtim me ligjin".
"Në të gjitha njoftimet që Partia Socialiste ka dërguar, nuk ka kërkuar përshkallëzimin e protestës deri në grevë urie, me qëllim marrjen e masave për zhvillimin normal të saj, konform ligjit", bëri të ditur Policia e Tiranës.
Policia u kërkoi dje rganizatorëve të grevës që të marrin masa për zhbllokimin e bulevardit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›