E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza PS Zgjidhja u minua nga Berisha

Partia Socialiste përshëndeti sot deklaratën e zëvendës/ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit për Europën, mbi  gjetjen e një zgjidhjeje të krizës nga vetë faktori politik shqiptar.

Por deputeti Taulant Balla tha se të gjitha përpjekjet e opozitës për gjetjen e kësaj zgjidhjeje, kanë qenë minuar pikërisht nga Sali Berisha.

“Me të drejtë zoti Countryman kërkon që kriza politike në Shqipëri të zgjidhet përmes dialogut nga vetë klasa politike shqiptare. Dhe është pikërisht kjo cfarë Partia Socialiste është përpjekur të bëjë përgjatë plotë një vit e gjysmë për të siguruar të drejën e votës dhe transparencën e procesit zgjedhor të 28 qershorit. Kemi ofruar zgjidhje pas zgjidhje, të cilat kanë rënë në veshin e shurdhër dhe sytë e verbër të një pushteti i cili duke refuzuar e mbajtur peng në cdo mënyrë, transparencën dhe hetimin parlamentar, ka dhënë provën më të qartë të një manipulimi të madh të procesit zgjedhor në zgjedhjet e fundit parlamentare, manipulim i cili s’mundet dhe s’duhet dhe nuk do të përsëritet më në këtë vend. Sali Berisha e mbushi kupën. Partia Socialiste bashkë me të gjithë popullin opozitar, do të bëjë gjithcka për të larguar këtë pushtet të vjedhur duke forcuar aksionin e vet opozitar për të mos lejuar që një pushtet, që vetë provoi që është një pushtet i vjedhur, të mos vazhdojë të vjedhë shqiptarët njësoj sic po bën duke sunduar me një model të korrupsionit”, tha deputeti Balla.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›