E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hysi, akuza Ristanit për djegien e fletëve

Djegia e fletëve të votimit tashme është fakt i kryer. Asgjësimi i tyre ka vijuar dhe në fundjave, pasi kamionët e ushtrisë, kanë depozituar fletët nga Lundra, ku ruheshin në arkivat e shtetit që pas mbarimit të zgjedhjeve të 28 Qershorit 2009. Njësoj si të premten, edhe të shtunën asgjësimi ka nisur rreth orës 12.30 për të vijuar dhe me pas, në zonën e Farkes. Punonjësit e udhëzuar nga KQZ-ja janë kujdesur deri në detaj që puna të shkojë në fund, që nga transporti, zbrazja nga kamionët, spërkatja me benzinë e deri tek vënia e flakëve. Ndërkohe, partia Socialiste ka akuzuar drejtpërdrejte kryetarin e KQZ-së Arben Ristani se po thyen rendë ligjin dhe kodin zgjedhor me djegien e fletëve të votimit dhe dërgimin e listave zgjedhore në arkivat e shtetit .Sipas nënkryetares së grupit kuvendor Vasilika Hysi, qëllimi i vetëm i asgjësimit të fletëve, është zhdukja e provave të manipulimit të zgjedhjeve të 28 Qershorit. Të premten nisi asgjësimi i fletëve të votimit, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, merrte vendimin për te dërguar dhe listat e zgjedhësve në arkivat e shtetit, pasi i klasifikonte si materiale të klasifikuara. Kryetari i partisë Socialiste Edi Rama, akuzoi Ristanin si vegël të kryeministrit Berisha, duke pohuar gjithashtu se këto veprime, detyrojnë partinë Socialiste, të nisë protestat për të kërkuar zgjedhje të parakohshme. Ndërsa kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli, tha se ndjehej mirë që u zbatua ligji për djegien e fletëve.

Shpërndaje          

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›