Djegia e gruas shqiptare, i shoqi dyshohet si vrasës
25/03/2009 Fillimisht, ngjarja që i mori jetën 37-vjeçares shqiptare, u mendua si një aksident
Policia ka arrestuar 44-vjeçarin, i cili mohon të ketë gisht në eliminimin e gruas
GREQI- Një grua shqiptare, emri i së cilës nuk është publikuar nga autoritetet helene, u gjet e djegur në banesën e saj, por policia e Athinës dyshon se ajo është vrarë nga bashkëshorti i saj shqiptar. Mediat greke raportojnë se aktualisht policia ka vënë në pranga bashkëshortin e viktimës. Fillimisht, ngjarja që i mori jetën 37-vjeçares shqiptare, u mendua si një aksident, pasi banesa ku jetonte u përfshi nga flakët dhe e ndjera u gjet në mes të dhomës së gjumit e pajetë, me djegie të shumta në trup dhe kokë. Ngjarja ka ndodhur një javë më parë, më 17 mars, në Megara, ku 37-vjeçarja shqiptare, emigrante e rregullt, u gjet e vrarë në një apartament me qira në katin e katërt të pallatit që ndodhet në rrugën “28 Tetori” nr 149. Gruaja është gjetur e vdekur, pak pasi shtëpia ku banonte, u përfshi nga flakët që e dogjën apartamentin plotësisht. Një javë hetime të policisë helene, mundësuan ngritjen e një sërë dyshimesh mbi bashkëshortin 44-vjeçar të viktimës. Në një prononcim për mediat, zyrtarët e policisë thanë se autor i vrasjes së emigrantes shqiptare, dyshohet se është një 44-vjeçar, bashkëshorti i të ndjerës, i cili u arrestua dje paradite. Nga hetimet e kryera rezulton se 44-vjeçari ishte xheloz për të shoqen dhe po e vuante këtë fakt prej disa kohësh. Pikërisht paraditen e 17 marsit, ai ka përzënë nga shtëpia dy fëmijët e tyre të mitur dhe i është vërsulur të shoqes, me synimin për t’i marrë jetën. Krimi duket se ka qenë i menduar mirë dhe autori ka bërë përpjekje që të fshijë dhe gjurmët. Për këtë, 44-vjeçari e ka qëlluar fillimisht të shoqen në krevat me një dru në kokë dhe pasi i mori jetën, leu dhomën e gjumit me benzinë dhe i vuri flakën duke u zhdukur nga banesa. Mësohet se krimi është zbuluar nga ekspertiza mjeko-ligjore, e cila përcaktonte se vdekja e shqiptares kishte ardhur nga një goditje në kokë. Ndërkohë vetë autori ka mohuar krimin.