Siguria e gjyqtarëve, Spahiu mbledh kryetarët e gjykatave
25/03/2009 Kërkohet më tepër mbrojtje për jetën e togave të zeza
TIRANË- Siguria në gjykata ishte dje tema kryesore e diskutimit të kryer në ambientet e KLD-së mes nënkryetarit Kreshnik Spahiu dhe të gjithë krerëve të gjykatave në rrethe. Qëllimi i takimit ishte diskutimi mbi mbrojtjen efektive të gjyqtarëve dhe gjykatave, temë e cila është bërë objekt i shqetësimeve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë kohët e fundit.
Çështja mbi sigurinë është një sfidë e ndarë në dy aspekte kryesore, siguria në mjediset e gjykatave, mbrojtja e jetës gjyqtarëve. Zv/kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë deklaroi se pasiguria në gjykata mund të cenoj parimin e zhvillimit të procesit të drejtë ligjor. Siguria në gjykata nuk prezumon vetëm mbrojtje të gjyqtarëve, por siguri për të drejtën, publikun, avokatët, prokurorët si dhe për gjyqtarët gjithashtu. Që prej një viti, organizimi i pushtetit gjyqësor, rregullohet nga ligji i ri organik (Nr. 9877 datë 18.2008 ‘Për organizimin e pushtetit gjyqësor në RSH’) Neni 41 i të cilit përcakton se: në funksion të garantimit të rendit dhe sigurisë, pranë gjykatave organizohet shërbim i vijueshëm i policisë së shtetit, i cili vepron sipas urdhrave të kryetarit të gjykatës. Kjo kërkon përgatitjen e të gjitha akteve nënligjore të nevojshme dhe një bashkëpunim të vazhdueshëm mes kryetarëve të gjykatave dhe policisë së shtetit.