E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Matrix 4”, Prokuroria kërkon dënimin me burg dhe me gjobë

25/03/2009  Pretenca për mjeshtrit e vjedhjeve të bankomatëve

TIRANË- Mashtrim dhe falsifikim të letrave me vlerë, në bashkëpunim, më shumë se një herë. Kjo është akuza kundër dhjetë hakersave, të cilët arritën të kopjonin kartat e kreditit dhe të tërheqin nga banka të ndryshme para të depozituar nga shtetas të huaj. Endrit Gjergjani (Laro) 8 vjet, Anil Gjergjani (Laro) 4 vjet, Redi Çikani 5 vjet, Kreshnik Luka 4 vjet, Bledar Abazi 4 vjet, Rei Karapici 3 vjet, Enea Çela 3 vjet, Alban Bare 3 vjet, Ledio Doçi 3 vjet, Indrit Abazi 3 vjet. Për akuzën e moskallëzimit të krimit Prokuroria kërkoi dënimin e të pandehurve me gjobë. Flamur Gashi 5 muaj, Fatmir Borshi 200.000 lekë gjobë, Klajdi Therolli 200.000 lekë gjobë, Fatmir Kolmarku 200.000 lekë gjobë. 14 personave të kapur gjatë operacionit “Matriks 4”, kryesisht studentë u janë dokumentuar 400 raste grabitjesh, 272 prej të cilave ishin kryer në Tiranë. Një nga anëtarët, Kreshnik Luka, u kap në shtëpinë e fëmijës në Sarandë, pasi ishte braktisur aty dhe Banka Amerikane e kishte punësuar. Nga hetimi 8-mujor mësohet se duke klonuar kartat e kreditit VIZA dhe MASTERCARD me informacionet e personalizuara të personave të tretë ata mundën të sigurojnë në mënyrë të paligjshme kryerjen e një sërë transaksionesh financiare, ku përfshihet vlera prej 1.5 milionë dollarë. Nga tërësia e veprimeve hetimore të deritanishme numërohen të paktën 400 raste, nga të cilat 272 në Tiranë dhe 128 në qytetet Durrës, Fier, Vlorë, Kavajë etj, nëpërmjet të cilave vidheshin llogaritë bankare të shtetasve të huaj, rezidentë në Evropë, Kanada, Angli.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›