E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrëveshje për heqje vizash

25/03/2009  Vizita në Bosnjë

Gjatë vizitës së djeshme të Kryeministrit Sali Berisha në Bosnjë-Hercegovinë është nënshkruar marrëveshja për lëvizjen e lirë të qytetarëve në dy vendet. Kreu i qeverisë shqiptare në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun e tij Nikola Spiriç theksoi se qëllimi i vizitës është shtyrja përpara e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, ndonëse në dy-tre vjetët e fundit marrëdhëniet politike janë intensifikuar më shumë se kurrë, çka tregon vullnetin e fortë të qeverive dhe institucioneve tona për bashkëpunim. “Ne ramë dakord që do të bëjmë çdo përpjekje për të forcuar bashkëpunimin tonë, për të lehtësuar pasojat e kësaj krize botërore. Marrëveshjet që nënshkruam sot janë shumë të rëndësishme në këtë kontekst”, - ka thënë Berisha. Nga ana e tij kryeministri boshnjak Nikola Spiriç ka bërë vlerësimet për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Gjatë kësaj vizite Berisha ka zhvilluar takime edhe me drejtues të tjetër të lartë të Bosnjë-Hercegovinës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›