E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vitore Suçi: “E vrava burrin për t’u mbrojtur, kërkoj mëshirë”

25/03/2009  Deklaroi se i shoqi vinte çdo ditë i dehur në shtëpi dhe i kërkonte lekë

TIRANË – E vrava burrin sepse më torturonte dhe donte të më vriste familjen. E pranoi atë që kam bërë, por në të njëjtën kohë kërkoj mëshirë”. Prokuroria kërkoi dënimin e Suçit me 3 vjet burg duke e konsideruar krimin e kryer për vetëmbrojtje. Ndërsa tashmë fjalën e ka gjykata me vendimin e saj. Vitore Suçi, 32 vjeç, lindur në Mat dhe banuese në Tiranë u arrestua mesditën e datës 25 gusht 2008 në banesën e Mirash Dodës. Pas ngjarjes autorja e veprës penale nuk ka lëvizur nga shtëpia duke pritur e qetë arrestimin e saj. Ka pranuar se ka kryer vrasjen, por jo me dashje, e detyruar nga kushtet. Nuk ka mohuar asgjë. Është shprehur se vrasjen e kreu për vetëmbrojtje dhe se nuk kishte patur asnjëherë për qëllim të kryente një vepër të tillë. Sipas avokates mbrojtëse, e pandehura kërkoi gjykim të shkurtuar duke shmangur zgjatjen e gjykimit dhe përfituar nga ligji me uljen e dënimit me 1/3. Suçi deklaroi para gjykatës se kishte vetëm dy javë e lidhur me viktimën. Por gjatë kësaj kohe ajo i është nënshtruar një torture. E pandehura deklaroi se Doda vinte çdo dite i dehur në shtëpi dhe i kërkonte lekë. Madje e detyronte që të merrte pranë familjes së saj para për ti shpenzuar më pas për pije alkoolike. “Unë e vrava me thikën që ai mbante në dorë dhe me të cilën donte të më qëllonte. Ju e shihni që në krah kam një shenjë të madhe të prerë me thikën e bukës”, deklaroi e pandehura.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›