E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëshqet vetura, plagosen tre pasagjerët



Fier - Një aksident automobilistik ka ndodhur sot paradite në aksin nacional “Patos-Ballsh”. Sipas Policisë Rrugore, ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Qafa e Lalarit”, në rrethin e Fierit. Si pasojë kanë mbetur të plagosur tre shtetas, dy prej tyre bashkëshortet Shkëlqim Dane dhe A. Dane dhe ka mbetur e plagosur shtetasja Marsela Goxhaj, që të tre banore nga qyteti i Fierit. Mjeti tip “Benz” me targa të huaja greke, vinte nga Ballshi në drejtim të Fierit, ka rrëshqitur dhe është rrezuar anës rrugës. Si rezultat i këtij aksidenti, të tre shtetasit që ndodheshin në makinë kanë marrë goditje të ndryshme në trup e në kokë dhe janë dërguar në Spitalin rajonal të Fierit për të marrë mjekimin e nevojshëm. Gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën. Sipas Policisë Rrugore, aksidenti ka ndodhur si rezultat i shpejtësisë tej normave të lejuara.

28 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›