Mascherano nuk largohet

Nga Express më 13 mars 2011 në ora 18:42
Javier Mascherano nuk do të jetë përforcim i madh i Juventusit për sezonin e ardhshëm.
Mesfushori argjentinas ka refuzuar ofertat nga Bianconerët dhe Chelsea dhe ka vendosur të mbetet në Barcelonë pavarësisht një sezoni të kaluar kryesisht në bankinë.
Sipas Sunday Mirror, Juventus dhe Chelsea nuk do të mund të llogarisin në ish-futbollistin e Liverpoolit, i cili duket i vendosur të mbetet në Nou Camp dhe në rast se nuk i ndryshohet statusi do të konsiderojë mundësinë e largimit vetëm më 2012.