"Do e vrasim kriminelin"
BERAT - "Nuk e kuptojme se si Gjykata e Apelit te Vlores mundi te liroje nje femije aq shume agresiv, qe ka kryer krime teper te renda, pa lene menjane edhe vrasjen e nje gruaje". Keshtu mesohet se jane shprehur dje banoret e lagjes se 13-vjecarit "Donika Kastritoti" ne Berat, te pyetur nga "Korrieri". Ata deklaruan se ndaj vendimit per lirimin e nje vrasesi, po mendojne te dalin ne proteste, "madje nese i mituri guxon te kryeje te njejtat veprime, ne do ta vrasim ate", - thane dje banore te zones.
"Ne tani do te kemi frike te nxjerrim femijet jashte per te luajtur dhe per te shkuar ne shkolle, sepse R. Hado ka treguar qe edhe pse ne moshe te vogel, di te jete kriminel, ndaj mund te veproje perseri", shprehen disa banore. Sipas tyre, te mbledhur ne menyre unanime, ata do t'i kerkojne drejtesise dergimin e monstres ne ndonje institucion te pershtatshem, pasi ai eshte i rrezikshem per komunitetin. Megjithate, ne vendin tone nuk ekziston ende asnje institucion me karakter edukues, qe te mireprese strehimin e R. Hados. Deri tani 13-vjecari ka vrare nje grua 47-vjecare, Engjellushe Sinjarin, te cilen e mbyti me rripin e pantallonave, duke e perdhunuar me pas te vdekur. Po keshtu, pervec dy perdhunimeve te tjera te dy adoleshenteve me te meta mendore, R. Hodo grabiti pak kohe me pare nje 60-vjecare, te cilen me pas tentoi ta vriste, duke e hedhur nga shkallet. Kjo e fundit mundi te shpetoje, fale nderhyrjes ne kohe te disa fqinjeve te saj qe asistuan ne ngjarje. D. Xhelili
"Do e ruajme ne cdo hap"
Drejtori i policise se Beratit, Shemsi Prenci, i pyetur dje nga "Korrieri" ne lidhje me vendimin e Gjykates se Apelit te Vlores per dhenien e mases edukuese per te miturin e dyshuar si vrases dhe perdhunues R. Hoda, tha se u vu ne dijeni per lirimin e 13-vjecarit nga Gjykata e Apelit, nderkohe qe nga ana e bluve nuk do te mungoje mbikeqyrja e plote ndaj minorenit, i cili do te shoqerohet me police ne cdo hap te tij. I pyetur per vendimin e Gjykates se Apelit ne Vlore, Premci tha se "nuk mungojne ligjet, por institucionet perkatese per kete kategori". Shoqerimi me police do te beje te mundur shmangien e ndonje krimi nga ana e tij, pasi ai person jo vetem dyshohet, por dhe e ka pohuar vete se tashme eshte vrases", tha kreu i policise se Beratit. Ai saktesoi se ne organin e policise nuk ka mberritur ende asnje shkrese zyrtare per kete ceshtje. D. Xhelili