Plumba kryetarit te PDI-se
SARANDE - I shpetoi mrekullisht vdekjes nga tre plumba te leshuar ne drejtim te tij diten e djeshme 42-vjecari Shpetim Gjinika, kryetari i PDI-se ne Sarande, njekohesisht anetar i keshillit bashkiak, si edhe pronar i nje pike karburanti. Sic tregon edhe vete ai, 42-vjecari, kryetar i Partise se Cameve, ishte duke ecur me ngadale me makinen e tij pergjate rrugeve te lagjes nr. 3 ne Sarande, kur pikasi nje adoleshent qe e ndiqte nga pas me nje automjet tip "Opel" te bardhe, pa targa. Adoleshenti Besmir Bajrami, qe u kap pak ore pas ngjarjes, filloi te shante Gjiniken me te cilen po ecte paralelisht, por ky i fundit nuk duroi dot me, ndaj doli nga automjeti i tij per t'u perballur me te. Adoleshenti nxori nga brezi pistoleten qe e mbante pa leje dhe pa hezituar e shkrehu ate ne drejtim te objektivit te tij, Gjinikes. Menjehere, ish-ushtaraku 42-vjecar duket se ka vene ne veprim reflekset e tij dhe u ka shpetuar plumbave te agresorit, nderkohe qe ne plumbin e trete, qe e preku Gjiniken ne skalpin e kokes, adoleshentit i shkau pistoleta nga dora. I demtuari, te cilin vetem pak centimetra e ndane nga nje plumb ne lule te ballit, u transportua menjehere ne spital nga kalimtare te rastit, ku eshte jashte rrezikut per jeten, ndersa adoleshenti atentator eshte larguar nga vendi i ngjarjes, per t'iu fshehur forcave te rendit qe mberriten menjehere ne vendngjarje. Duke u mobilizuar edhe forcat e policise se Delvines, nen drejtimin e shefit te porsaemeruar ne Sarande, Leonard Mukes, u organizua nje operacion per kapjen e 18-vjecarit atentator. Forcat blu ngushtuan rruget hyrese dhe dalese te qytetit dhe ne Qafen e Gjinos munden te gjenin te braktisur "Opelin" e bardhe, pa targa, gje qe la te kuptohej se adoleshenti fshihej ne kete rajon. I identifikuar nga policia si Besmir Bajrami, lindur ne fshatin Kote te Vlores dhe banues ne Berdenesh, 3 km larg Sarandes, nderroi drejtimin e levizjes pasi braktisi makinen, duke tentuar te kaloje lumin e Kalases, ne afersi te fshatit Shelegar, duke u futur ne ujerat e ftohta te tij. Por me te dale ne bregun tjeter, forcat te shumta policie e rrethuan, duke e detyruar Bajramin te vetedorezohej. Ai u shoqerua per ne dhomat e paraburgimit, nderkohe qe 18-vjecarit iu sekuestrua ne cilesine e proves materiale nje pistolete e tipit TT, pa leje, se bashku me gezhojat dhe automjetin tip "Opel". Ai do te perballet me akuzen e "tentatives se vrasjes me dashje". Sipas burimeve policore, njera nga pistat e mundshme te hetimit eshte ajo e nje konflikti familjar te lindur per shkak te pronesise. L. Kaoni