"Rijepini nje shans djalit tim vrases"
BERAT - "Ne i denojme veprimet kriminale te djalit tone, por pavaresisht nga kjo, na behet shume qejfi qe Gjykata e Apelit ne Vlore dha lirine per djalin tone R. Hado", u shpreh dje Mira Hado, nena e 13-vjecarit nga Berati, te cilesuar monster. Pas vendimit te Gjykates se Apelit te Vlores, qe duket se ka afruar lirimin e djalit te saj te mitur, ajo dha nje interviste per gazeten "Korrieri", duke pohuar se si prinder, iu be shume qejfi per lajmin e gezuar, edhe pse jane ne dijeni te te gjitha veprimeve kriminale te te birit//////.
-Si e pritet lajmin e Gjykates se Apelit per lirimin e djalit tuaj?
"Ne jemi prinder, dhe si te tille na dhimbset femija yne, pavaresisht se cfare krimesh ka kryer ai. Ne i denojme veprimet e tij, sidomos qe mori jete njeriu, por do te perpiqemi qe ta kthejme ne rruge normale kete femije, qe ende nuk e dime pse i ka kryer keto veprime kriminale. Nga ana jone, ne i kerkojme falje familjes Sinjari, per ate qe ndodhi dy muaj me pare, ku si pasoje humbi jeten nena e tre femijeve, Engjellushja".
-Pas lenies se lire nga organet kompetente te drejtesise, cfare do te ndodhe me femijen tuaj, qe aktualisht eshte seriozisht i rrezikshem?
"Ne do te marrim te gjitha masat per te parandaluar cdo veprimtari te tij, qe mund te jete me pasoja per jeten e njerezve. Do te punojme aq shume me te, saqe koha do ta tregoje nga rezultatet qe do te arrijme ne me djalin tone R. Hado. Besoj se do ta mbajme shume afer, do te punojme dhe me psikologet dhe me shoket e tij, ne menyre qe djali te integrohet me shoqerine tone dhe shoket e tij".
-Pas lirimit nga dhoma e izolimit ne spitalin e Beratit, a do ta dergoni ne shkolle djalin tuaj?
"Ne per momentin nuk do ta dergojme ne shkolle, derisa te garantohemi qe ai nuk do te ndermarre me aventura te rrezikshme. Edhe pse kemi besim tek ai se do te na kuptoje, besojme se R. eshte ngarkuar shume psikologjikisht nga ngjarjet e koheve te fundit dhe nga koha e qendrimit ne izolim te plote, ndaj vendosem te mos e dergojme ne shkolle".
-Po banoret e lagjes, si e kane pritur lirimin e djalit tuaj 13-vjecar?
"Disa prej tyre e kane pritur mire, disa te tjere nuk e kane pritur mire, por gjithsesi jane shprehur se im bir duhet derguar ne ndonje institucion te pershtatshem, per te shmangur ndonje tragjedi tjeter. Kjo eshte e natyrshme, pasi shume njerezve nuk iu dhimbset femija im per ate qe ka kryer, por mua si prind, qe e kam rritur me therrime, duke punuar madje ne pune te rendomta, me dhimbset gjaku im".
Bisedoi: Dilaver Xhelili