E Diel, 1 Nëntor 2026

Të gjithë kundër Domenekut, sherri ishte i pashmangshëm

Anelka

Tieri Henri lë Kombëtaren franceze. Ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Barcelonës, nga faqja e klubit të tij të ri, Nju Jork Rebulls, njofton se nuk do ta veshë më bluzën e “Bleus”: "Për mua ky është fundi im në radhët e kombëtares”. Henri është lënë në pankinë për pjesën më të madhe të Botërorit afrikanojugor nga trajneri i përfaqësueses, Rajmond Domenek. Gjatë kësaj kohe rikthehet të flitet për tensionin në dhomat e zhveshjes, i cili e çoi Francën nën reflektorët e të gjitha mediave në Afrikën e Jugut: Anelka më në fund ka furnizuar median me versionin e tij, duke ndezur diskutimet që ka pasur me Domenekun, gjë e cila i kushtoi edhe përjashtimin nga botërori dhe rikthimin e parakohshëm në atdhe. është e përditshmja “France Soir” ajo që publikon deklaratat e sulmuesit të çelsit: “Mund të ndodhte në çfarëdolloj momenti. Nëse nuk do ta kisha sharë unë, do ta bënte dikush tjetër. Të gjithë në skuadër ishim të të njëjtit mendim, herët a vonë dikush do të kishte shpërthyer”. Më 19 qershorin e kaluar sulmuesi i çelsit u përjashtua nga Kombëtarja pas publikimit të një artikulli te “L'Equipe”, që i referohej një zënke banale në dhomat e zhveshjes me Domenekun. Ditën pasardhëse skuadra kishte bojkotuar e gjitha stërvitjen. Anelka konfirmon solidaritetin e shokëve të tij: “Të gjithë, e nënvizoj, të gjithë, u solidarizuan me mua, nëse ka lojtarë që donin të stërviteshin le ta thonë, por unë sigurisht jam njëqind për qind i sigurt se nuk do të dalë askush ta thotë një gjë të tillë”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›