Maradona: I ofrohen 4 vite, tani vendos vetëm ai
Mbledhja e paralajmëruar mes presidentit të federatës, Hulio Grondona, dhe Maradonës, nuk ka ndodhur, por telenovela mbi vazhdimësinë ose jo të këtij të fundit në drejtimin e Argjentinës njeh zhvillime të reja, të rëndësishme. Komiteti Ekzekutiv i AFA në fakt ka aprovuar propozimin për rinovimin e kontratës së trajnerit aktual. Zëdhënësi i federatës, Ernesto çerkis Bialo, ka bërë të ditur se rinovimi do të jetë për 4 vite, duke sqaruar se “në asnjë moment nuk janë marrë në konsideratë alternativa të tjera”. Nuk mbetet tjetër veçse të presim vendimin e të interesuarit direkt, që duhet të vijë mes së martës dhe së mërkurës së javës së ardhshme, “pasi Maradona t’i ketë dorëzuar Gordonës një projekt të ri 4-vjeçar”, shpjegoi çerkis Bialo. Një vend i pestë në botëror mund të duket pak, por nuk është aspak një rezultat i turpshëm. Ka një projekt që duhet çuar përpara në Kupën e Amerikës, në prag të vitit të ardhshëm, në të cilin Argjentina do ta organizojë dhe botërorin në “Brazil 2014”. Janë dy evenimente shumë të rëndësishme për Argjentinën, aq sa dhe për Maradonë, që do të ketë rastin të marrë revanshin”, njoftoi zëdhënësi. “Vendimi u mor me aprovimin e të gjithë anëtarëve të komitetit”. Kjo gjë ka hedhur poshtë të gjitha hipotezat e shtypit. Kështu që i mbetet të vendosë Maradonës, madje edhe vetë presidentit Gordona, para se ekipi të kthehej nga botërori “Afrika e Jugut 2010”, kishte nënvizuar se “Maradona është i vetmi argjentinas që mund të vendosë atë që dëshiron të bëjë”.
#