“Do mbrojmë institucionet dhe ligjin”
Kryetari i grupit të PD-së, Astrit Patozi akuzoi dje nga Vlora kryetarin e PS-së, Edi Rama se po tenton të rrëzojë rendin kushtetues. “Një maskaradë e opozitës, të cilat nuk kanë si qëllim as numërimin e votave, as hapjen e kutive e as transparencën zgjedhore, por ato dëshmuan se qëllim bazë kishin rrëzimin e rendit kushtetues dhe marrjen e pushtetit me anë të dhunës, të cilën ta harrojnë, pasi ne jemi të vendosur të mbrojmë institucionet dhe ligjin, dhe rrugën e integrimit të vendit”, tha Patozi.