E Diel, 1 Nëntor 2026

Olldashi: Rama shiti 1350 m2 tokë kundër ligjit

 

Disa ditë më parë, ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi, denoncoi shitjen e një sipërfaqeje prej 1350 metrave katrorë tokë, për një subjekt privat pranë Parkut Rinia, nga Bashkia e Tiranës. Ai e cilësoi këtë si aferën e radhës të kryebashkiakut Edi Rama dhe ftoi institucionet shtetërore të hetojnë për këtë rast. “Kryetari i bashkisë nga tokë publike e ka kthyer në tokë të Besos, nga tokë e qytetarëve të Tiranës është shndërruar në një tokë të një njeriu të afërt të zotit Rama, një klienti frekuent të bashkisë, një miku financiar dhe politik të kryetarit të PS. Nëpërmjet përdorimit të pushtetit për interesa thellësisht private, kryetari i bashkisë i ka vjedhur qytetarëve të Tiranës, 1350 mu në zemër të kryeqytetit, ose në shifra 2.6 milionë euro, sepse kjo tokë i është shitur Besos me 120 mijë lekë të vjetra, me më pak se 100 euro metri katror, mu në zemër të kryeqytetit”, deklaroi Olldashi. Sipas tij, Bashkia e Tiranës ka qenë në dijeni të faktit që kjo tokë ishte tokë shtetërore dhe megjithatë në kundërshtim me ligjin e ka shitur atë. “Kalimi i trojeve të lira, nga pronë shtetërore, në pronë private, lejohet vetëm në rastet që vijojnë; për ndërtimin e banesave me qëllim të lirimit të banesave të ish-pronarëve dhe rasti i dytë është me vendim të Këshillit të Ministrave për shitje me synim investime shumë të rëndësishme për vendin”, tha Olldashi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›