E Diel, 1 Nëntor 2026

“Ultimatumi i Ramës,donkishotesk”

 

Deputetja e Partisë Dem-okratike, Mesila Doda i konsideroi si donkishoteske ultimatumet e vendosura nga Partia Socialiste për hapjen e kutive të votimit deri në 5 dhjetor. “I shpërfytyruar, humbësi i 28 qershorit po tregon se ka tmerr dhe frikë nga festa që po afron por tashmë pas 20 vitesh, tingëllon donkishotesk kërcënimi dhe ultimatumi që ai i bën sistemit të demokracisë”, tha Doda. “Këtë 8 dhjetor do festojmë si asnjëherë më parë ditën kur takuam lirinë, kur vendosëm të mos pyesim e të mos frikohemi më nga pashallarët e kuq, nga  don-Gramozi, nga shoku Kristaq, nga Gjinushi, Xhelili, Bushati, Peza, etj”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›