“Do shtohen postet në sekretariat”
Kryeministri Sali Berisha tha mbrëmë se postet e sekretariatit do të shtohen në prag të mbledhjes së Këshillit Kombëtar. Aktualisht janë gjashtë poste sekretarësh, numër që pritet të rritet në janar. Këshilli i dalë nga Kuvendi Kombëtar i 14 dhjetorit do të zgjedhë gjithashtu 25 anëtarët e kryesisë, dy nënkryetarët dhe sekretarin e përgjithshëm. “Këshillin kombëtar do ta mbledh në javën e dytë të muajit janar, ku do të zgjidhet kryesia, do zgjidhen sekretarët. Do ketë një numër të zgjeruar sekretarësh. Do të ketë risi. Siç pati ripërtëritje të Këshillit, vota do të përcaktojë edhe ripërtëritje të tjera”, tha Berisha.