E Shtunë, 31 Tetor 2026

Do ta ndalim Interin e Mourinhos

Kapiteni John Terry beson se Chelsea mund ta ndalë përpjekjen e Jose Mourinhos për triumf në Ligën e Kampionëve, kur ish menaxheri i gjigantit londinez kthehet në Stamford Bridge javën e ardhshme.

Interi i Mourinhos do të paraqitet në Londër të martën duke mbajtur epërsi 2-1 nga ndeshja e parë në Giuseppe Meazza. Do të jetë rikthimi i parë i Mourinhos në Stamford Bridge për një ndeshje zyrtare nga shtatori i vitit 2007, kur ishte larguar pasi udhëhoqi klubin drejt çdo titulli shtetëror, përfshirë tituj të njëpasnjëshëm në Premierligë më 2005 dhe 2006.

Terry është optimist se Chelsea mund ta eliminojë Interin dhe të kalojë në çerekfinale të garës.

“Kthimi në Stamford Bridge me disavantazh prej një goli dhe një gol të shënuar në udhëtim kundër kampionit të Italisë është pikënisje, të cilën do ta dëshironin shumica e ekipeve, dhe ne besojmë se mund të kthejmë rezultatin. Ne luftojmë për tre tituj dhe çdo ndeshje është e rëndësishme. Vetëm fitoret kryejnë punë”, deklaroi Terry.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›