E Shtunë, 31 Tetor 2026

Derbi në Ferizaj

Këtë javë në hendbollin kosovar, përkatësisht në qytetin e Ferizajt, do të jetë nxehtë. Në palestrën ‘Bil Clinton’ do të përballen dy pretendentë për titullin e kampionit, Kastrioti dhe Besa Famiglia. Ferizajasit janë favoritë në këtë takim, pasi do ta kenë edhe përkrahjen e publikut.

Kastrioti gjendet në pozitën e parë me 28 pikë të tubuara, një më shumë se Prishtina, që zë pozitën e dytë, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Ndërsa Besa Famiglia zë vendin e tretë me 22 pikë të tubuara, por me dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Ndërkohë, pretendenti tjetër për titullin e kampionit, Prishtina, këtë javë do të përballet me Kosovën e Vushtrrisë. Kampioni aktual i Kosovës llogaritet favorit dhe pritet që të marrë pikë të plota përballë hendbollistëve vushtrrias.

Të dielën do të zhvillohen edhe 2 takime tjera. Trepça pret Vëllaznimin, derisa Drenica është nikoqire e Rahovecit.

Superliga – xhiroja e 17-të

E shtunë
Kastrioti – Besa 19:00
Prishtina – Kosova 16:00

E diel
Trepça – Vëllaznimi 18:00
Drenica – Rahoveci 16:30

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›