Zinedin Zidan jep notat e Evropianit
Është hera e parë që nga viti 1994 që e ndjek si spektator një kompeticion të një niveli të tillë dhe ish-lojtari i
Kombëtares franceze Zinedin Zidan e vlerëson shumë spektaklin e EURO 2008, edhe pse rrëfen se nuk e ka as më të voglën ide se kush mund të fitojë. “Ka qenë një turne shumë i bukur me ndeshje fantastike – ka deklaruar Zidan, që dje mbushi 36 vjeç dhe dy vjet më parë la futbollin pas humbjes së skuadrës së tij kundër Italisë në finalen e Botërorit të Gjermanisë -. Jam argëtuar shumë duke parë ndeshjet. I shoh ndeshjet me syrin e një tifozi dhe më ka shijuar shumë, sepse niveli ka qenë i klasit të parë”. Meqenëse ka qenë një nga lojtarët fantazisë më të mirë në botë nuk përbën çudi fakti që Zidan është magjepsur nga talenti i një lojtari në veçanti. “Në ndeshjen ndaj Holandës, numri 10 i Rusisë (Andrei) Arshavin na ka impresionuar shumë. Gjithçka ai bën është e jashtëzakonshme. Është ende i ri dhe merr pjesë për herë të parë në një turne të tillë, kështu që nuk ka se si të mos komentosh lojën e tij”. Kampioni i Evropës me Francën në vitin 2000, Zidan ka qenë i pranishëm në tribunë në dy humbjet e Francës, ato me Holandën dhe Italinë, që sollën edhe eliminimin nga turneu. “Duhet të fitonim ndeshjen e parë me Rumaninë, – ka shpjeguar -. Në një kompeticion të tillë është fondamentale ta nisësh mbarë. Jam i zhgënjyer, sepse si tifoz dhe ish-lojtar i Kombëtares, prisja shumë më tepër se kaq. Shpresoja të bënin më shumë, nuk shkoi aspak mirë, por jam i sigurt se kombëtarja franceze ka një të ardhme të shkëlqyer, sidomos kur mendoj për Botërorin 2010”.