E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borriello, në radar të Interit

Interi e ka ndërmend ta përforcojë fazën ofanzive në janar, pasi sulmuesit e këtij ekipi nuk janë në formën më të mirë. Përforcimet Mauro Zarate dhe Diego Forlan deri tash nuk kanë bindur, ndërsa Diego Milito ka një të ardhme të paqartë.

I vetmi sulmues që po tregohet i ‘gjallë’ është Giampaolo Pazzini. Për këtë, presidenti Massimo Moratti po mendon që në Giuseppe Meazza ta sjell sulmuesin e Romës, Marco Borriello.

29 vjeçari ka përfunduar në bankinë, tek ekipi i Luis Enriques, kështu që ai do të ishte i gatshëm të largohet. Objektiv tjetër i Interit është edhe Carlos Tevez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›