Po të kisha para, do ta blija Neymarin

Arsene Wenger është i bindur se do ta sillte në Arsenal talentin e Santosit, Neymar, nëse do të kishte para.
Trajneri francez, i cili po i ndjek me kujdes Mario Gotzen e Dortmundit dhe Yoann Gourcuff të Lyonit, thotë se, por t’i kishte 45 milionë euro, talenti brazilian do të zbarkonte në Emirates Stadium.
“Nëse do të kisha para, ato do t’i shpenzoja për Neymarin. Ai nuk mund të krahasohet me Pelen, duke e pasur parasysh se ky i fundit e ka fituar Botërorin si 17 vjeç, por ka potencial që të jetë njëri prej sulmuesve më të mirë në të ardhmen”, tha Wenger për tabloidin britanik, “The Sun”.