E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tevez u soll si i çmendur

Roberto Mancini është kthyer të flasë për problemet që pati me Carlos Tevezin, i cili nuk i ishte bindur urdhrit të tij që të futej në lojë në pjesën e dytë të ndeshjes me Bayern Munichun, në Ligën e Kampionëve.

Menaxheri i Manchester Cityt është i bindur se sulmuesi argjentinas është këshilluar gabim, duke vepruar si një i çmendur.

“Carlos është një djalë i mirë, përkundër faktit se së fundmi pati sjellje të diskutueshme. Tevez është sjell në mënyrë të çmendur. Si një futbollist i madh siç është ai, nuk do të duhej të vepronte në këtë mënyrë”, deklaroi trajneri italian për të përditshmen franceze, L’Equipe.

“10 ditë pasi refuzoi të futej në fushë, i kam thënë: eja kërko falje, por ai nuk ka pranuar. Ai nuk është këshilluar në mënyrë pozitive. Nuk i ka personat e duhur për t’i dhënë këshilla të duhura, për të mirën e tij”, vazhdoi ish trajneri i Interit.

Përpos rastit të lartpërmendur, ish futbollisti i Corinthiansit, West Ham Unitedit dhe Manchester Unitedit kishte shkuar edhe më larg, duke udhëtuar drejt Argjentinës pa e pyetur fare klubin. Mancini nuk e do më në ekip argjentinasin e rebeluar, kështu që përfaqësuesit e tij i kanë nisur bisedimet me Milanin, ku Tevez mund të luajë nga janari.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›