Murinjo nuk është i duhuri për Realin
Rafa Benitez
“Nuk mendoj se Zhoze Murinjo është trajneri i përshtatshëm për Realin e Madridit”. Kjo është deklarata e Rafa Benitez, i cili nuk është dakord me kandidaturën e teknikut të Interit për stolin “merengue”. Trajneri i Liverpulit ka folur edhe rreth mënyrës se si Florentino Perez e ka trajtuar Manuel Pelegrinin: “Pelegrini ka bërë një punë të mirë. Ndaj tij duhet të tregojnë më tepër respekt, është sjellë në mënyrë shumë profesionale, pasi nuk është e lehtë kur të gjithë thonë se do të të zëvendësojnë”.
#