E Diel, 1 Nëntor 2026

“Do të kërkojmë zgjidhje në Kuvend”

Autori i Lajmit: red.
Grupi i deputetëve të Partisë Socialiste angazhohet se do të ngrejë zërin fort në Kuvend për kërkesat legjitime të minatorëve, të cilët prej 14 ditësh gjenden në grevë. Deputetët e Partisë Socialiste Qemal Minxhozi, Andis Harasani, Alfred Dalipi dhe Shpëtim Idrizi, vizituan dje në mesditë, grupin e minatorëve. Pasi dëgjuan kërkesat e tyre, të katër deputetët premtuan se do të kërkojnë në sallën e Kuvendit që kjo çështje të marrë sa më shpejt zgjidhje. “Minatorët kanë qenë iniciatorët e parë të prurjes së demokracisë në Shqipëri, të cilët sot ndihen të zhgënjyer, të tradhtuar dhe të përbuzur. Është e pafalshme, që në ditën e 14-të të grevës së urisë, asnjë qeveritar, asnjë deputet i mazhorancës të mos vijë t i vizitojë, të bisedojë për të gjetur urat e bashkëpunimit. Faktet flasin vetë, këta njerëz luftojnë, jo për interesin e tyre personal, por për interesin e një mase të gjerë minatorësh, që për dekada me radhë, kanë derdhur djersë, e cila nuk po përfillet”, - tha Qemal Minxhozi për mediat.

Ky lajm është publikuar: 02/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›