Presidenca në grevën e etjes
Autori i Lajmit: Suela Topi
“Dy këshilltarë, Maksim Cikuli për arsimin, shëndetësinë dhe kërkimin shkencor dhe Fatlum Norja për pushtetin lokal, kanë takuar minatorët me synimin për të njohur më nga afër me kërkesat e tyre dhe gjendjen shëndetësore. Të dy këshilltarët do të informojnë Topin rreth situatës dhe gjendjes së rënduar të grevistëve”
Këshilltarët e Presidentit të Republikës, Bamir Topi, kanë shkuar dje tek minatorët e minierave të Tiranës, të cilët ndodhen në ditën e 14 të grevës së urisë apo greva e vdekjes, siç e quajnë ata. Prej ditës së hënë grevistët kanë ndërprerë edhe ujin e pijshëm. Greva e minatorëve dhe gjendja në të cilën ndodhen ata është serioze. Ka qenë ky shkaku që dy këshilltarë, Maksim Cikuli Fatlum Norja, kanë takuar minatorët me synimin për t u njohur më nga afër me kërkesat e tyre dhe gjendjen shëndetësore. Të dy këshilltarët do të informojnë Topin rreth situatës dhe gjendjes së rënduar të grevistëve.
Greva
Minatorët e minierave në Tiranë ndodhen në ditën e 14-të grevës së tyre të urisë dhe nga dita e hënë kanë ndërprerë edhe konsumimin e ujit të pijshëm. Minatorët thonë se janë të vendosur t i shkojnë deri në fund grevës, të cilën ata e kanë quajtur “greva e vdekjes”, derisa qeveria të plotësojë kërkesat e tyre. Të vendosur dhe të bindur se kërkesat, për uljen e moshës së pensionit dhe rritja e vlerës së pensionit, janë të drejta, dhjetëra minatorë të ardhur nga qytetet të tjera u bashkuan me grevistët dhe protestuan dy ditë më parë përpara godinës së Kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Dje në ditën e 14-të të grevës së urisë nuk ka asnjë reagim nga qeveria në lidhje me plotësimin e kërkesave të minatorëve, ndërsa gjendja shëndetësore e tyre sa vjen e rëndohet. Sipas mjekëve, organizmi i njeriut nuk mund të rezistojë dot më shumë se 48 orë pa marrë lëngje, ndërkohë që pa ushqim ai mund të rezistojë deri dhe në 24 ditë.
Kërkesat
Minatorët pranojnë absurditetet në ndarjen e pensioneve. Sipas tyre, një minator i ri që ka punuar 10 vjet në minierë merr 17 mijë lekë të reja në muaj, ndërsa një minator i vjetër që ka punuar mbi 30 vjet minator merr 6500 lekë të reja. “Ka 20 ligje e rregulla për minatorët, nuk kemi ende status”, - ankohen ata. Dy ditë më parë në ambientin e grevës kanë shkuar për vizitë kreu i të përndjekurve politikë të rrethit dhe më pas edhe kreu i Bashkisë, Artan Shkëmbi, dhe kreu i LSI-së, Ilir Meta. Ai u shpreh se nuk mund ta pranosh faktin që nuk ka dialog, sidomos në këto kushte u është përshkallëzuar greva. “Qeveria e ka për detyrim dialogun, ashtu siç ka për detyrim të zgjidhë të gjitha kërkesat që janë të arsyeshme dhe të argumentuara”, - tha ai. Gjithashtu, Meta u premtoi përfaqësuesve të minatorëve, të cilët janë ngujuar në grevë urie, se do ta ngrejë me forcë në Parlament këtë çështje dhe do të bëjë ç është e mundur për të sensibilizuar opinionin publik dhe Parlamentin. “Vetë mënyra e sjelljes deri tani e kreut të qeverisë tregon qartë se ai nuk ka dëshirë që t i zgjidhë këto probleme”, - u shpreh Meta. Kreu i LSI-së i bëri thirrje qeverisë dhe kryeministrit Berisha që të mos bëjnë sikur nuk e shohin këtë grevë dhe këtë tragjedi që mund të ketë pasoja tepër serioze për jetën e minatorëve.
Ky lajm është publikuar: 02/07/2008