“Do të ndërtojmë Evropën në Shqipëri”
Autori i Lajmit: red.
Me ardhjen në pushtet të së majtës, asnjë shqiptar dhe shqiptare nuk do të detyrohet të marrë detin me skaf, duke rrezikuar jetën. Ky premtim është bërë dje nga Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë një takimi të organizuar në Vlorë. Kreu socialist tha se Evropa duhet të ndërtohet në Shqipëri për të gjithë shqiptarët. “Ne jemi të vetëdijshëm që duhet ta ndërtojmë Evropën këtu, në shtëpitë tona. Duhet ta ndërtojmë Evropën në shkollat e fëmijëve tanë. Duhet ta ndërtojmë Evropën në spitalet dhe në ambulancat tona. Duhet ta ndërtojmë Evropën në vendet e punës të të gjithë shqiptarëve të ndershëm që duan të jetojnë me punë të ndershme. Ne jemi të vetëdijshëm se Evropën do ta ndërtojmë këtu së bashku”, - theksoi Rama para qytetarëve vlonjatë. Edhe një herë tjetër, Rama tha se Shqipëria duhet të ndërtohet nga bashkimi i demokratëve dhe socialistëve, në një forcë përtej së majtës dhe së djathtës, forcë të cilën vetëm kreu socialist duhet ta dijë si mund të funksionojë. Rama dhe deputetët e këtij qyteti janë shprehur të sigurt në fitoren e socialistëve në zgjedhjet e ardhshme, fitore kjo që nuk duhet të vijë vetëm si pasojë e dëshpërimit social-ekonomik ku e ka zhytur vendin kjo qeveri, por do të jetë një fitore për të bërë të mundur ndryshimin përmes një programi realist dhe krejtësisht të zbatueshëm.
Ky lajm është publikuar: 25/10/2008