E Diel, 1 Nëntor 2026

Vasili: “Rama po kufizon lirinë e medias”

Autori i Lajmit: red.
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i ka konsideruar si skandaloze përpjekjet e Kryetarit të Partisë Socialiste dhe të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, për të censuruar fjalën e lirë të mediave që nuk janë përkrah tij. “Ky presion është një tentativë e hapur për kufizimin e lirisë dhe demokracisë, i bazuar në klientelizmin politik dhe të aferave që fillojnë me shkatërrimin e Kushtetutës dhe mbarojnë me mbarimin e betonizimit të Tiranës”, - theksoi për mediat Vasili. Sipas tij, veprime të tilla janë rrezik shumë i madh për një Shqipëri evropiane dhe demokratike. “Është shumë e qartë për këdo se politika e re e Edi Ramës, është politika e censurës së vjetër”, - vijoi më tej ai. “Ne besojmë se edhe anëtarët e ndershëm të PS, të cilët kanë përballuar shtypjen dhe presionin e Berishës ndaj fjalës së lirë, që arriti deri në diegien e redaksive të gazetave, janë krejtësisht të papajtueshëm me këtë sjellje të tipit Berisha të kryetarit aktual, Rama”, - përfundoi Vasili.

Ky lajm është publikuar: 25/10/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›